Lysobact Spray® përbën një formulim të ri, unik dhe të përmirësuar të barit bazë Lysobact®. Lysobact Spray® përmban dy lëndë aktive në një formulim: lizozimë dhe antiseptik cetilpiridinë kloridi. 1 ml bar Lysobact Spray® përmban 20 mg lizozimë hidrokloridi dhe 1,5 mg cetilpiridinë kloridi.
Lizozima është një substancë unike me origjinë natyrore, e cila përbën një faktor të rëndësishëm të imunitetit natyror dhe me efektin e saj të shumëfishtë terapeutik të dobishëm ndihmon në mbrojtjen dhe mjekimin e mukozës së gojës dhe fytit. Cetilpiridina është një antiseptik oral me një spektër antimikrobik të gjërë që vepron kundër shumë mikroorganizmave, duke përfshirë virusët dhe kërpudhat. Lizozima dhe cetilpiridina tregojnë efektin e tyre antimikrobik të përbashkët dhe sinergjik. Efikasiteti dhe siguria e dy komponentëve aktiv të barit është treguar në një numër të shumtë studimesh të kontrolluara klinike dhe paraklinike.
Komponentët aktiv të barit Lysobact Spray®:
- Veprojnë kundër shkaktarëve inflamatorë (bakteret, virusët dhe kërpudhat),
- Zbusin inflamacionin,
- Ndihmojnë në shërimin e plagëve dhe ndihmojnë mukozën e dëmtuar të gojës,
- Mbrojnë mukozën e gojës dhe fytit,
- Forcojnë përgjigjen imune lokale,
- Kanë efekt të butë analgjetik.
Lysobact Spray® është një zgjedhje shumë e mirë terapeutike për mjekimin e sëmundjeve akute inflamatore të mukozës së gojës dhe fytit.
Lysobact Spray® mund të aplikohet te:
- Dhembja e fytit si dhe gjatë gëlltitjes,
- Dhembja e bajameve,
- Dhembja e faringut,
- Inflamacioni i mishit të dhëmbëve (gingivit),
- Inflamacioni i mukozës së gojës (stomatit),
- Pllakave të vogla në mukozën e gojës (afteve),
- Para dhe pas ndërhyrjeve operative (të bajameve, laringut),
- Dëmtimeve,
- Abscesit,
- Pas heqjes së dhëmbit.
Lysobact Spray® paraqet një formë praktike dhe farmaceutikisht moderne të spërkatësit me një formulim të ri, unik dhe të përmirësuar që përmban dy përbërës aktiv në një preparat.
Lysobact Spray® ofron mundësi të zgjedhjes ndërmjet dy aromave unike:
- Shija freskuese e mentës(freskon aromën e gojës dhe heq erën e pakëndshme që shoqëron shpesh proceset inflamatore të gojës dhe fytit)
- Shija e këndshme dhe qetësuese e anisit/ glikanxo (qetëson mukozën e fytit dhe gojës dhe largon ndjesinë e irritimit dhe kollën).
Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English
- Lysobact Spray® vepron fuqishëm mbi shkaqet e inflamacionit të fytit dhe gojës, qetëson inflamacionin dhe simptomat e tij, përshpejton shërimin dhe mund të parandalojë zhvillimin e infeksioneve dhe inflamacioneve më të rënda.
- Përmbajtja unike e barit Lysobact Spray® mundëson rritjen e efektit antimikrobial kundër baktereve, virusëve dhe kërpudhave.
- Lysobact Spray® ka nëntë efekte të dobishme për mukozën e gojës dhe fytit!
- Forma praktike dhe bashkëkohore e spërkatësit i është përshtatur nevojave të stilit aktiv të jetesës së njerëzve që kujdesen për shëndetin e tyre.
- Lysobact Spray® është i pajisur me aplikues i cili ndihmon në aplikimin e barit në një formë të thjeshtë, të lehtë, të shpejtë dhe precize.
- Zgjidhni Lysobact Spray® në një nga dy aromat: mente ose anis
- Lysobact Spray® nuk përmban alkool
- Marrja e ushqimeve dhe pijeve nuk ndikon në efikasitetin e preparatit Lysobact Spray®
- Bari mund të merret pa recete të mjekut
Për një dozë të vetme është e rëndësishme të shtypni pesë herë pompën e spërkatësit. Kjo procedurë mund të përsëritet 3-6 herë në ditë, me një hapësirë kohore së paku 2 orë ndërmjet dozave. Nga një shtypje e pompës së spërkatësit lirohet 0,20 ml tretësirë e cila përmban 4 mg lizozimë dhe 0,3 mg cetilpiridinë.
Mënyra e përdorimit:
- Aplikimi i barit është i rekomanduar vetëm për një pacient.
- Përpara përdorimit të parë, është e nevojshme të hiqet kapaku plastik i pompës së spërkatësit.
- Pas kësaj, me një shtytje të lehtë aplikatori vendoset në pompën e spërkatësit.
- Aplikatori mund të lëvizet anash për të siguruar aplikim të rregullt të spërkatësit në gojë.
- Aplikatori duhet të kthehet me drejtim nga lart, me kënd të drejtë në lidhje me shishen.
- Përpara aplikimit të parë të spërkatësit, pompa duhet të shtypet disa herë për të bërë të mundur uniformitetin e nxjerrjes së lëngut
- Goja duhet të hapet shumë, aplikatori duhet t’i drejtohet vendit të sëmurë dhe pompa duhet të shtypet aq herë sa është doza e lejuar e barit.
- Gjatë kohë së spërkatjes duhet të mbahet fryma. Mos gëlltisni.
- Pas marrjes së barit, aplikatori duhet të drejtohet nga poshtë për të bllokuar nxjerrjen e lëngut.
- Lysobact Spray® nuk duhet të përdoret tek fëmijët më të vegjël se 6 vjeç.