Aftet

Stomatiti aftoz (aphthae) ose aftet/ ulçerat në gojë, janë plagë në gojë që me shpeshtësinë dhe përsëritjen e tyre kanë tendencë të shfaqen në intervale kohore të ndryshme. Shkaku i formimit të afteve nuk është i njohur, por shfaqja e tyre favorizohet nga një numër i madh faktorësh si: stresi fizik ose emocional, mungesa e vitaminave dhe mineraleve në ushqime, imuniteti i ulët, gjendjet alergjike, çrregullimet metabolike dhe hormonale, anemia, sëmundjet e stomakut dhe zorrëve si dhe disa barna të caktuara. Faktori i trashëgimisë ndikon gjithashtu sepse gjysma e pacientëve ka në familje të afërm që vuajnë nga aftet.

Aftet më së shpeshti shfaqen në pjesët e lëvizshme të mukozës së gojës, në gjuhë, në mukozën e faqeve ose buzëve. Ato nuk shfaqen asnjëherë në qiellzën e gojës, as në mishin e dhëmbëve. Aftet shfaqen më shpesh tek fëmijët, vajzat dhe gratë e reja sesa tek personat e moshuar.

Ato mund të shfaqen në tre forma:

  • Afte të vogla (më të vogla se 1 cm dhe shumë të dhimbshme)
  • Afte të mëdha (më të mëdha se 1 cm dhe jo të dhimbshme)
  • Afte që ngjasojnë me herpes, të ashtuquajtura afte herpetiforme (plagë të vogla dhë të shumta në numër dhe të dhimbshme).

Një ose dy ditë para se të shpërthejnë aftet në mukozën e gojës mund të keni ndjesinë e ashpërsisë ose të pickimit. Përpara se të shfaqen ulçerat, mukoza në ato vende do të skuqet dhe ënjtet. Pllakat kanë formë të rrumbullakët ose ovale dhe të rrethuara qartë nga një vijë e kuqe. Pjesa fundore e pllakës është me ngjyrë të bardhë. Dëmtimet e mukozës nga aftet shoqërohen me shumë dhembje, dhe dhembjet shtohen gjatë ngrënies, të folurit dhe gjatë të gjitha lëvizjeve muskulare.

Karakteristika e afteve është se përsëriten shpesh dhe krejt papritmas, deri në disa herë në vit. Aftet shoqërohen me rritje të sasisë së pështymës, ënjtje të gjëndrave limfatike, rritje të temperaturës dhe ethe.

Gjatë trajtimit është e rëndësishme të kurohen të gjithë faktorët e mundshëm që mund të çojnë në irritim të mukozës, të tillë si dhëmbët me karies, pjesët e mprehta fundore të dhëmbëve me aplikimin e preparatëve të butë antiseptikë.

Përdorni produktet Lysobact® (Lysobact® tableta të ngjeshura, Lysobact Spray® ose Lysobact Complete Spray®).

Komponentët aktiv të produkteve Lysobact® veprojnë kundër shkaktarëve të infeksioneve (baktereve, virusëve dhe kërpudhave), lehtësojnë simptomat, qetësojnë procesin e infeksionit dhe ndihmojnë shërimin e mukozës së dëmtuar të gojës dhe fytit. Lysobact® mbron mukozën e gojës dhe fytit dhe forcon përgjigjen imune lokale. Produktet Lysobact Spray® dhe Lysobact Complete Spray® nuk përmbajnë alkool.

Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian