Pse produktet Lysobact® janë unike?

Produktet Lysobact® përmbajnë lizozimë, një substancë organike me origjinë natyrale. Lizozima është faktor i rëndësishëm i imunitetit natyral dhe me efektin e saj të dobishëm terapeutik dhe të shumëfishtë ndihmon në mbrojtjen dhe mjekimin e mukozës së gojës dhe fytit.

Lysobact loja – udhëzim “Luajeni lojën!”

Në tregun e Bosnje dhe Hercegovinës dhe në rajon, vetëm produktet Lysobact® përmbajnë lizozimë.

Produktet Lysobact® veprojnë mbi shkaktarët e inflamacionit të gojës dhe fytit, qetësojnë inflamacionin dhe simptomat e tij, përshpejtojnë shërimin dhe mund të parandalojnë zhvillimin e infeksioneve dhe inflamacioneve më të rënda.

Për shkak të komponentëve natyralë, Lysobact® është një ndër barnat më të sigurt në llojin e vet.

Lysobact® është një ndër produktet më të përdorur në mjekimin e inflamacionit të mukozës së gojës dhe fytit. Deri më sot, më shumë se 50 milion njerëz në të gjithë botën kanë përdorur Lysobact®.

Rreth lizozimës në produktet Lysobact®:

 

 

Lizozima është proteinë bazë me origjinë natyrale me veprim enzimatik e cila në organizëm ka disa funksione të ndryshme dhe të dobishme. Aftësia e lizozimës për të shkatërruar („lysis“, nga greqishtja. λύσις) qelizat bakteriale përbën thelbin e emrit të saj. Lizozima u zbulua në vitin 1922 nga fituesi i çmimit Nobël Alexander Fleming.

Normalisht është e pranishme në pështymë, në gjak, në lot, në qumështin e gjirit, në përbërjen e stomakut dhe lëngjeve gastrike, në urinë, në përbërjen e djersës… dhe në shumë qeliza njerëzore që janë pjesë e sistemit imunitar si psh. leukocite neutrofile, qelizat retikuloendotelial, monicitet dhe makrofagjet, qelizat e ashtëquajtura Kupffer…

Duke marrë për bazë faktin se goja është „porta hyrëse“ për mikroorganizma nga mjedisi i jashtëm, lizozima në përbërjen e pështymës përfaqëson vijën e parë mbrojtëse, për të parandaluar depërtimin e mikroorganizmave.antimikrobno

Studimet klinike konfirmojnë që lizozima vepron:

– si antimikrobik (kundër baktereve, viruseve dhe kërpudhave). Efekti antibakterial qëndron në aftësinë e lizozimës për të shkatërruar bakteriet. Rreth gjashtë mekanizma të ndryshëm janë konfirmuar që ndihmojnë lizozimën për të shkatërruar bakterie të ndryshme. Në hulumtimet e mëparshme është vënë re që veprimi i lizozimës ka efekt në llojet e mëposhtme bakteriale:   Micrococcus, Sarcina, Staphylococcus, Streptococcus, Lactobacillus, Bifidobacterium,  Bacillus, Clostridium, Corynebacterium, Escherichia, Salmonella, Shigella, Erwinia, Yersinia, Pseudomonas, Pasteurella, Neisseria, Campylobacter  etj.

Lizozima vepron dhe kundër disa lloje virusesh të tillë si Herpes simplex dhe Herpes zoste,  dhe kundër virusit të Influenzës (virusi i gripit), gjithashtu dhe kundër disa lloj kërpudhash (myku) të llojit Candida, Phytophtora dhe Fusarium.

Lizozima e kombinuar me preparate antimikrobike ka efekt me të fortë veprues (psh. rrit efektin e antibiotikëve ndaj bakterieve).

– si antiinflamator (kundër infeksioneve). Lizozima qetëson inflamacionin duke vepruar ndaj proçesit te infeksionit në mukozën e gojës dhe të fytit, i cili mund të jetë shkaktuar nga veprimi i mikroorganizmave, por dhe nga veprimi i faktorëve kimikë dhe fizikë (psh. protezat, ose këllëfët e dhëmbëve, ndryshimi i përnjëhershëm i temperaturës së ajrit, ajri i thatë, të folurit më zë të lartë ose të folurit gjatë, pluhuri, tymi i cigares, alkooli, ushqimet e nxehta ose me shumë erëza, pijet e nxehta dhe të gazuara..), si dhe për shkak të rënies së imunitetit (psh shfaqja e afteve, të cilat mund të infektohen më pas nga bakteriet, viruset dhe kërpudhave). Lizozima stabilizon membranën e qelizave të infektuara dhe parandalon aktitivizimin e tepërt si dhe zvogëlon aktivitetin dekonstruktiv të disa enzimave të infektuara. Lizozima me aftësinë e saj antiinflamatore bën të mundur të shkaktojë një efekt të butë analgetik (vepron kundër dhimbjes).

–  si prorigjeneruese, dmth ndihmon dhe përshpejton rigjenerimin (rinovon dhe shëron) mukozën. Lizozima vepron pozitivisht në rigjenerimin e indeve pas infeksionit, dëmtimeve ose ndërhyrjeve kirurgjike. Duke zvogëluar akumulimin e qelizave inflamatore dhe duke stimuluar qelizat të cilat marrin pjesë në proçesin e shërimit të plagëzave dhe dëmtimeve të mukozës së gojës, lizozima ndihmon dhe përshpejton këto proçese të dobishme.

Fëmijët, tek të cilët përqëndrimi i lizozimës në gojë është më i ulët, vihen re simptoma më të forta infeksioni dhe shërim më të ngadaltë të plagës postoperative pas heqjes së bajameve.

–  si imunomodulatore, dmth që lizozima ndikon në forcimin e përgjigjes imune lokale të mukozës së gojës dhe fytit, stimulon reagime të dobishme të sistemit imunitar (stimulon qelizat e sistemit imunitar të prodhojë substanca si interferoni, interleukinë, nxit veprimin e koordinuar lokal të qelizave të sistemit imunitar) dhe zvogëlon qelizat e dëmshme (stabilizon membranën e qelizave të infektuara dhe zvogëlon degranulimin e tyre dhe çlirimin e mediatorëve inflamatorë dhe reaksionet alergjike, përfshihet gjithashtu në „pastrimin“ e organizmit nga komponentë të dëmshëm të reagimit të sistemit imunitar). Lizozima parandalon dhe shfaqjen e të ashtëquajturëve radikalë të lirë, dmth vepron si antioksidant.

– si mukoprotektive. Lizozima është një ndër faktorët më të rëndësishëm në forcimin e rezistencës lokale të mukozës së gojës dhe fytit. Lizozima mbron mukozën duke rritur rezistencën e saj jo specifike ndaj infeksioneve. Lizozima tregon aftësi në grumbullimin e bakterieve, gjë që bën të mundur zvogëlimin e ngjitjes dhe kolonizimin e bakterieve në sipërfaqen e gojës dhe përmirëson eliminimin e tyre nga mukoza e gojës. Lizozima forcon karakteristikat ngjitëse dhe antimikrobale të Ig A (imunoglobin A).

Lizozima parandalon çrregullimin e ekuilibrit normal të florës bakteriale në gojë. Përqëndrimi i ulët i lizozimës në gojë shfaqet tek fëmijët që vuajnë nga tonzillitis kronik (infeksioni kronik i bajameve).

– si antialergjik. Aktiviteti i lizozimës ul të ashtëquajturën ngarkesë antigjenike të organizmit (antigjenët janë molekula që nxisin reagimin imunitar të organizmit dhe në qoftë se ndeshen me të ashtëquajturit alergenë, tek persona shumë të ndjeshëm mund të stimulojnë reaksione të forta të sistemit imunitar, të cilat i quajmë alergji). Stimulimi i fagocitozës dhe rritja e funksioneve bashkëpunuese të limfociteve dhe lizozimës kontribuojnë në detektimin e antigjenëve të dëmshëm dhe parandalojnë depërtimin e tyre në organizëm.

efektianti-pllakë“ .  Është provuar se lizozima zvogëlon grumbullimin e veshjes së dhëmbëve (pllakave). Lizozima luan rol në parandalimin e kariesit të dhëmbëve.

Lizozima, për shkak të të gjitha vetive të saj të përmëndura, në botë aplikohet gjërësisht për qëllime terapeutike dhe preventive.

Rreth përbërësve të tjerë në produktet Lysobact®:

Vitamina B6

Piridoksina është një vitaminë nga grupi i vitaminave B, e cila luan rol në mbrojtjen e mukozës së gojës. Faktori mbrojtës arrihet duke parandaluar prishjen e integritetit të qelizave të mukozës së gojës. Ajo luan rol dhe në efektin mbështetës metabolik duke vepruar si koenzimë në metabolizmin e proteinave, karbohidrateve, yndyrave dhe hormoneve sterioidë. Gjithashtu, ka funksion të madh kundër formimit të afteve në gojë dhe kontribuon në zhdukjen e tyre të shpejtë.

Cetilpiridina

Cetilpirirdina është antiseptik antimikrobik që rrit aktivitetin antibakterial të lizozimës. Ajo tregon efekt të gjërë antimikrobik duke vepruar kundër shumë mikrooganizmave, duke përfshirë dhe viruset dhe kërpudhat. As në rastin e përdorimit relativisht të gjatë, cetipiridina nuk shkatërron ekuilibrin e florës orale. Siguria e përdorimit lokal të cetilpiridinës në mukozën e gojës, në dozat e rekomanduara, është tërësisht e vlerësuar dhe e konfirmuar nga studime të ndryshme klinke dhe paraklinike të kontrolluara.

Lidokainë

Lidokaina është një anestezik lokal që mpinë lehtë mukozën e gojës dhe fytit, dhe në këtë mënyrë bën të mundur largimin e ndjesisë së dhimbjes që është një simptomë shoqëruese e të gjitha proçeseve të rënda inflamatore në pjesën e mukozës së gojës dhe fytit.

Tabela 1. Pasqyrë krahasuese e efekteve të dobishme parandaluese-terapeutike në mukozën e gojës dhe fytit

Efektet e dobishme Lysobact® Lysobact Spray® Lysobact Complete Spray® Antiseptikët e tjerë oralë në treg
antimikrobik PO PO* PO* PO
analgetik PO PO PO JO/PO
anestezik JO JO PO JO/PO
antiinflamator PO PO PO JO
prorigjenerues PO PO PO JO
mukoprotektivë PO PO PO JO
imunomodulator PO PO PO JO
antialergjik PO PO PO JO
anti-pllakë PO PO PO JO
Shënim Përmban lizozimë Përmban lizozimë dhe cetilpiridinë. Përmban lizozimë dhe cetilpiridinë dhe lidokainë. Nuk përmbajnë lizozimë

*Efekti i përbashkët, sinergjik dhe antimikrobik i lizozimës dhe antiseptikut cetilpiridinë.

Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian