• bs
  • sq
  • mk
  • sr
  • uk
  • en
  • hr

Lysobact Spray®

UDHËZUES PËR PACIENTË

LYSOBACT Spray® me aromë anisi
LYSOBACT Spray® me aromë mente
(20 + 1,5) mg/ml
Spërkatës për mukozën e gojës, solucion
lizozimë/cetilpiridinë

 

 

Lexoni me kujdes këtë udhëzues përpara përdorimit!

Ky bar mund të blihet pa recetë të mjekut. Në mënyrë që të merrni rezultatin më të mirë nga përdorimi i këtij bari është e nevojshme që ti përmbaheni këtij udhëzuesi. Udhëzuesin ruajeni. Mbase do të keni nevojë ta lexoni përsëri. Drejtohuni mjekut ose farmacistit nëse keni pyetje shtesë.

Në këtë udhëzues mund të lexoni:

 

Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English

LYSOBACT Spray® përdoret:

  • Për trajtimin lokal të sëmundjeve akute inflamatore të mukozës së gojës dhe fytit, të tilla si gingiviti (sëmundje e mishit të dhëmbëve), stomatiti (inflamacion i mukozës së gojës) dhe afteve (pllaka të vogla në mukozën e gojës).
  • Si mjekim ndihmës në rastin e dhembjeve të fytit dhe vështirësive në gëlltitje, në rastin e inflamacionit të bajameve dhe faringut.
  • Në bazë të rekomandimit të mjekut, para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjike (bajame, fyt), si dhe në rastin e lëndimeve ose abscesit, dhe pas heqjes së dhëmbit.

Paralajmëroni mjekun nëse jeni duke përdorur barna tjerë, nëse keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim metabolik, nëse jeni të ndjeshëm ndaj barnave ose nëse keni pasur ndonjë reaksion alergjik në ndonjërin prej tyre.

Mos përdorni LYSOBACT Spray®:

  • Nëse jeni shumë të ndjeshëm ndaj përbërësit lizozimë hidroklorid ose cetilpiridinë klorid ose ndaj përbërësve te tjerë të barit;
  • Nëse jeni shumë të ndjeshëm ndaj të bardhës së vezës;
  • Nëse fëmija juaj është më i vogël se 6 vjeç.

Nëse përfshiheni në një nga kategoritë e mësipërme, konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para përdorimit të këtij bari.

Tregohuni të kujdesshëm me barin LYSOBACT Spray®.
Mos e përdorni këtë bar më gjatë se 5 ditë.

Sëmundjet e mukozës së gojës dhe pjesëve të fytit

Në rast të shfaqjes së simptomave të tjera (temperaturë e lartë, pështymë me përbërje qelbi, vështirësi në gëlltitje), përkeqësim të këtyre simptomave ose nëse nuk vihen re përmirësime gjatë 5 ditëve, konsultohuni me mjekun tuaj.

Aftet
Këshillohuni menjëherë me mjekun tuaj,
 në rast se aftet përhapen, nëse zgjasin në kohë ose në rast të ngritjes së temperaturës.

Përdorimi i barnave tjera gjatë marrjes së LYSOBACT Spray®

Duhet të keni parasysh se ky informacion vlen edhe për barnat që nuk i përdorni më, gjithashtu dhe për barnat që planifikoni të përdorni në të ardhmen. Informoni mjekun tuaj nëse jeni në përdorim e sipër të ndonjë bari  ose nëse keni përdorur kohët e fundit ndonjë bar, duke përfshirë këtu dhe barnat që blihen pa recetë të mjekut.

Nëse merrni ndonjë bar ose nëse keni marrë ndonjë bar tjetër kohët e fundit, duke përfshirë dhe barnat që merren pa recetë të mjekut, informoni mjekun tuaj.

Mos përdorni barna që përmbajnë antiseptikë lokalë në të njëjtën kohë.

Përdorimi i ushqimeve dhe pijeve gjatë marrjes së LYSOBACT Spray®
Përdorimi i ushqimeve dhe pijeve nuk ndikon në efikasitetin e LYSOBACT Spray® .

 Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para fillimit të përdorimit të ndonjë bari.

Shtatzënia
Si masë paraprake, rekomandohet që ky bar të mos përdoret gjatë shtatzënisë.

Laktacioni (Gjidhënia)
Nuk rekomandohet marrja e barit gjatë periudhës së ushqyerjes së foshnjës me gji bazuar në faktin se nuk ka të dhëna të mjaftueshme rreth sekretimit të barit në qumështin e gjirit.

Drejtimi i automjeteve dhe makinerive
Bari nuk ndikon në aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para fillimit të përdorimit të ndonjë bari.

Shtatzënia
Si masë paraprake, rekomandohet që ky bar të mos përdoret gjatë shtatzënisë.

Laktacioni (Gjidhënia)
Nuk rekomandohet marrja e barit gjatë periudhës së ushqyerjes së foshnjës me gji.

 

Barin përdoreni duke iu  përmbajtur udhëzuesit. Nëse mendoni se efekti i barit është shumë i dobët ose shumë i fortë, këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Mënyra e përdorimit

  • Rekomandohet aplikimi i barit vetëm për një pacient.
  • Para përdorimit të parë, është e nevojshme të hiqet kapaku plastik i pompës se spërkatësit.
  • Pas kësaj, me një shtytje të lehtë aplikatori vendoset në pompën e spërkatësit.
  • Aplikatori mund të lëvizet anash për të siguruar aplikim të rregullt të spërkatësit në gojë.
  • Aplikatori duhet të kthehet me drejtim nga lart, me kënd të drejtë në lidhje me shishen.
  • Para aplikimit të parë të spërkatësit, pompa duhet të shtypet disa herë për të bërë të mundur uniformitetin e nxjerrjes së lëngut
  • Goja duhet të hapet shumë, aplikatori duhet ti drejtohet vendit të sëmurë dhe pompa duhet të shtypet aq herë sa është doza e lejuar e barit.
  • Gjatë kohë së spërkatjes duhet të mbahet fryma. Mos gëlltisni.
  • Pas marrjes së barit, aplikatori duhet të drejtohet nga poshtë për të bllokuar nxjerrjen e lëngut.

Doza

Për një dozë të vetme është e nevojshme të shtypni pesë herë pompën e spërkatësit. Kjo procedurë mund të përsëritet 3-6 herë në ditë, me një hapësirë kohore së paku 2 orë ndërmjet dozave. LYSOBACT Spray® nuk duhet të përdoret në fëmijë më të vegjël se 6 vjeç.

Nëse merrni sasi më të madhe se duhet të LYSOBACT Spray® 
Nëse keni përdorur dozë më të madhe të barit sesa doza e përshkruar, konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj ose farmacistin!

Në rast mbidoze, drejtohuni menjëherë mjekut tuaj që të merrni ndihmën e duhur.

Nëse keni harruar të përdorni LYSOBACT Spray®
Mos merrni dozë të dyfishtë të barit nëse keni harruar të merrni dozën në kohën e duhur, por vazhdoni përdorimin e barit si zakonisht.

Nëse harroni të merrni LYSOBACT Spray®, merreni atë sapo të kujtoheni. Pastaj, vazhdoni me përdorimin e barit sipas orarit të zakonshëm dhe në mënyrën e rekomanduar.

Nëse ndaloni përdorimin e barit LYSOBACT Spray®
Përdoreni këtë bar për aq kohë sa ju rekomandon mjeku juaj.

Ndalesa e përnjëhershme e përdorimit të këtij bari nuk ka asnjë efekt negativ në organizmin tuaj.

Në rast të ndonjë paqartësie ose pyetje në lidhje me përdorimin e barit LYSOBACT Spray® drejtohuni mjekut tuaj ose farmacistit.

 

Ashtu si dhe barnat e tjera edhe LYSOBACT Spray®  mund të shkaktojë efekte anësore të padëshiruara.
Mund të shkaktojë reaksione alergjike të tilla si:

  • Reaksione lokale në rast të mbindjeshmërisë;
  • Reaksione të rënda alergjike (shok anafilaktik), ënjtje e papritur e fytyrës dhe qafës (edema Kvinke).

Nëse vini re ndonjë efekt anësor të padëshiruar, që nuk është i përmendur në këtë udhëzues, është e nevojshme të informoni mjekun ose farmacistin.

LYSOBACT Spray® duhet të ruhet larg nga fëmijët.

Të ruhet në temperaturën deri në 25°C. Të mos ngrihet.

LYSOBACT Spray® nuk duhet të përdoret pas afatit të skadencës të shënuar në paketim.

Afati i përdorimit të barit është 24 muaj nga data e prodhimit që është shënuar në paketim.

Çfarë përmban LYSOBACT Spray®
1 ml LYSOBACT Spray® përmban lizozimë hidroklorid 20,00mg dhe cetilpiridinë klorid 1,50mg.

Nga një shtypje e pompës së spërkatësit çlirohet 0,20 ml tretësirë e cila përmban 4mg lizozimë dhe 0,3mg cetilpiridinë.

LYSOBACT Spray® me aromë anisi (20 + 1,5) mg/ml spray për mukozën e gojës, tretësirë që përmban substancat e mëposhtme ndihmëse: 85% glicerinë, propilenglikol, sakarinë natriumi, metil parahidroksibenzoat, aromë anisi, propil parahidroksibenzoat, hidroksid natriumi, ujë i pastruar.

LYSOBACT Spray® me aromë mente (20 + 1,5) mg/ml spray për mukozën e gojës, tretësirë që përmban substancat e mëposhtme ndihmëse: 85% glicerinë, propilenglikol, metil parahidroksibenzoat, sakarinë natriumi, propil parahidroksibenzoat, aromë mente, hidroksid natriumi, ujë i pastruar.

Çfarë paraqitje ka LYSOBACT Spray® dhe çfarë përmbajtje ka paketimi
LYSOBACT Spray® me aromë anisi (20 + 1,5) mg/ml spërkatës për mukozën e gojës, tretësirë pa ngjyrë ose tretësirë me ngjyrë të verdhë të hapur, me aromë anisi.

LYSOBACT Spray® me aromë mente (20 + 1,5) mg/ml spërkatës për mukozën e gojës, tretësirë pa ngjyrë ose tretësirë me ngjyrë të verdhë të hapur, me aromë mente.

Përmbajtja e paketimit: 30 ml tretësirë në shishe qelqi ngjyrë kafe me pompë për spërkatje dhe aplikator për spërkatjen e spërkatësit.

Regjimi i dhënies së barit
Bari mund të jepet pa recetë të mjekut.

Prodhuesi
Bosnalijek, industri kimike dhe farmaceutike, kompani aksionare, Jukićeva 53, Sarajevë, BeH

Prodhuesi i barit përfundimtar
Bosnalijek, industri kimike dhe farmaceutike, kompani aksionare, Jukićeva 53, Sarajevë, BeH

I licencuar për hedhjen e barit në treg
Bosnalijek, industri kimike dhe farmaceutike, kompani aksionare, Jukićeva 53, Sarajevë, BeH

Numri dhe data e dhënies së licencës për hedhjen e barit të përfunduar në treg

LYSOBACT Spray® me aromë anisi, 30 ml × (20 + 1,5) mg/ml, spërkatës për mukozën e gojës, tretësirë 04-07.9-1981/13 nga 04.09.2013.

LYSOBACT Spray® me aromë mente, 30 ml × (20 + 1,5) mg/ml, spërkatës për mukozën e gojës, tretësirë 04-07.9-1982/13 nga 04.09.2013.

Data e fundit e revidimit të udhëzuesit
Mars, 2013

 

Përpara përdorimit lexoni me kujdes udhëzuesin rreth ilaçit. Për informacione të mëtejshme mbi indikacionet, masat paraprake dhe efektet anësore të ilaçit konsultohuni me mjekun ose farmacistin.