Infeksioni i mukozës së fytit (dhembjet e fytit)

Kur flasim për dhembje fyti, i referohemi infeksionit të fytit (faringjit) dhe/ ose infeksionit të bajameve (tonsilit) dhe/ ose infeksionit të laringut dhe kordave zanore (laringjit).

Faringu është pjesë e fytit mes bajameve dhe kordave zanore. Ai mbron rrugët e poshtme respiratore, dërgon ajrin nga hunda dhe goja në pjesët e poshtme të sistemit të frymëmarrjes, merr pjesë në procesin e gëlltitjes dhe mundëson artikulimin e fjalëve. Për shkak të ekspozimit të tij të vazhdueshëm me faktorët e jashtëm, ai posedon një ind limfoid shumë të zhvilluar që paraqet „vijën e parë mbrojtëse“ në rast të depërtimit të mikroorganizmave të jashtëm.

Faringjiti përgjithësisht është sëmundje më e lehtë se tonsiliti, dhe shpesh të dy sëmundjet emërtohen thjesht si „dhembje akute e fytit“. Por, faringjiti mund të shfaqet dhe pa praninë e infeksionit – kjo sëmundje mund të shkaktohet nga stimuj fizikë dhe kimikë, për shembull, alkooli dhe përdorimi i tepruar i zërit. Infeksioni i vazhdueshëm ose faringjiti kronik shfaqet kur infeksioni kronik i organeve të afërta – zakonisht të sistemit të frymëmarrjes, sinuset ose goja –përhapet në faring/ fyt.

Infeksioni i fytit është një nga arsyet më të shpeshta të vizitave te doktori gjatë periudhës së dimrit, por gjithashtu shfaqet dhe gjatë verës. Shfaqet tek të dy gjinitë dhe te të gjitha moshat. Infeksioni i fytit prek 15-20 % të popullsisë së rritur të paktën një herë në vit. Te fëmijët shfaqet shumë më shpesh. Te fëmijët e moshës parashkollore, shkaku i infeksioni të fytit ka shpesh origjinë virale, ndërsa infeksionet bakteriale shfaqen më shpesh tek të rriturit.

Përderisa në përgjithësi janë të shkaktuara nga virusët, infeksionet e fytit dhe dhimbjet e fytit më së shpeshti shfaqen në varësi të infeksioneve akute virale të traktit të sipërm respirator, të shoqëruar me bllokim ose rrjedhje hunde, teshtimë, kollë etj.

Simptomat kryesore lokale përveç dhembjes së fytit janë djegia, kruarja, vështirësi ose dhembje gjatë gëlltitjes, kollë e thatë, ndjesi e tharjes së gojës ose fytit, bajame të fryra dhe ngjirje zëri në rastin e kalimit të infeksionit në laring. Shpesh shoqërohen me simptoma të përgjithshme, siç janë humbja e oreksit, lodhje e përgjithshme dhe ngritje temperature.

Infeksionet virale dhe bakteriale përhapen në të njëjtën mënyrë nëpërmjet: teshtimës/ kollës, kontaktit të afërm, shtrëngimit të duarve, përdorimit të objekteve të njëjta me personin e sëmurë, nëpërmjet kontaktit me pështymën e të sëmurit etj.

Shumica e personave me dhimbje fyti nuk shkojnë të vizitohen, por në dispozicion kanë preparate të ndryshme që mund të merren pa recetë për vetëmjekim.

Lysobact® tableta të ngjeshura, Lysobact Spray® dhe Lysobact Complete Spray® veprojnë kundër shkaktarëve të infeksionit (baktereve, virusëve dhe kërpudhave),  lehtësojnë simptomat, qetësojnë procesin e infeksionit dhe ndihmojnë në shërimin e mukozës së dëmtuar të gojës dhe fytit. Lysobact® mbron mukozën e gojës dhe të fytit dhe forcon përgjigjen imune lokale.

Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian