Infeksioni i fytit në shumicën e rasteve shkaktohet nga virusët, sëmundja është vetëkufizuese dhe ka rezultat të favorshëm. Në shumicën e rasteve, faringjiti me prejardhje virale ka formë më të butë klinike sesa infeksioni bakterial. Mund të jetë pjesë e infeksionit të përgjithshëm të organeve të frymëmarrjes ose i kufizuar vetëm në faring.
Simptomë kryesore është dhembja e fytit, dhembje spontane ose dhembje gjatë gëlltitjes, por mund të shoqërohet dhe me dhembjen refleksive në drejtim të veshit. Dhembja shoqërohet me djegie, gërvishtje, lodhje dhe ngritje temperature. Rastet e rënda shoqërohen me temperaturë shumë të lartë, helmim gjaku dhe me lodhje të përgjithshme.
Me anë të vizitës te mjeku vihet re skuqja dhe ënjtja e mukozës dhe indit limfatik me depozitat e bardha në mukozë, të cilat janë shumë më pak sesa në rastet e infeksionit të shkaktuar nga bakteret. Ndonjëherë janë të pranishme dhe simptomat shtesë karakteristike për virusët e veçantë, por shumë shpesh simptomat nuk luajnë rol në dallimin e shkakut të sëmundjes.
Në rastet e infeksioneve virale të fytit, kemi të bëjmë me mjekim të simptomave. Antibiotikët nuk kanë efekt ndaj virusëve, prandaj nuk rekomandohen nga mjeku në rastet e infeksioneve virale. Rekomandohet pushimi në ambient me temperaturë mesatare konstante, me ajrim të shpeshtë dhe me njomje të ajrit. Duhet të pihen lëngje të mjaftueshme (çaj), lëngje të ngrohta por jo të nxehta, të konsumohen supa të ngrohta dhe të bëhet shpërlarja e fytit. Më përpara janë përdorur çajëra për shpërlarjen e fytit, por në ditët e sotme përdoren më shumë antiseptikët oralë në formën e spërkatësit, lëngjeve dhe tabletave/ oribletave.
Përdorni produktet Lysobact® (Lysobact® tableta të ngjeshura, Lysobact Spray® ose Lysobact Complete Spray®). Komponentët aktiv të produkteve Lysobact® veprojnë kundër shkaktarëve të infeksioneve (baktereve, virusëve dhe kërpudhave), lehtësojnë simptomat, qetësojnë procesin e infeksionit dhe ndihmojnë shërimin e mukozës së dëmtuar të gojës dhe fytit. Lysobact® mbron mukozën e gojës dhe fytit dhe forcon përgjigjen imune lokale.
Simptomat | Infeksioni viral | Infeksioni bakterial |
---|---|---|
Fillimi i sëmundjes | I lehtë | I papritur |
Temperatura | Deri në 38° C | Më lart se 39° C |
Dhembje fyti | Dhembje e lehtë | Dhembje e fortë |
Simptoma të përgjithshme | Jo shumë të theksuara | Shumë të theksuara |
Simptomat respiratore | Bllokim, ngjirje zëri, kollë | Përgjithësisht nuk ka |
Faringu | I skuqur | Skuqje e theksuar me depozita qelbi |
Nyjet limfatike | Mund të jenë të rritura por në përgjithësi pa dhembje | Të ënjtura dhe me dhembje |
Mjekimi | Mjekohen simptomat | Me antibiotikë (me rekomandim të mjekut) |
Treguesi për marrjen e Lysobact® | PO | PO |
Nëse infeksioni i fytit është shkaktuar nga bakteret, sëmundja zakonisht shfaqet papritmas, me të dridhura dhe ethe, me lodhje të përgjithshme, dhembje koke dhe dobësi. Shkaku më i shpeshtë i faringjitit bakterial është bakteri streptokok, kështu që me këtë lloj sëmundje shpesh lidhet dhe termi „angina streptokoksike“. Angina streptokoksike fillon krejt papritur, me temperaturë të lartë, me dhembje koke dhe lodhje. Shpesh në fillim të sëmundjes shfaqen edhe të vjella, veçanërisht tek fëmijët e vegjël. Si rregull, këto simptoma të përgjithshme iu paraprijnë simptomave lokale, ndër të cilat simptoma më e rëndësishme është dhembja e fytit e shoqëruar me vështirësi në gëlltitje. Gjatë kontrollimit të fytit dallohet kryesisht skuqje e fytit me zmadhim të bajameve me përmbajtje qelbi. Angina streptokoksike karakterizohet me rritje të nyjeve limfatike në qafë, nën nofullën e poshtme, të cilat dhembin në prekje. Të sëmurët nga angina streptokoksike, përveç dhembjes së fytit, nuk kanë shenja tjera të ftohjes. Me anginën streptokoksike lidhen komplikacione të ndryshme. Më parë këto komplikacione kanë qënë shumë më të shpeshta, por në ditët e sotme me mjekim të përshtatshëm me antibiotikë shfaqen shumë më rrallë.
Me përhapjen e inflamacionit në laring dhe ënjtjen e mukozës së laringut mund të shfaqen dhe simptoma të tilla si ngjirja e zërit dhe vështirësi në frymëmarrje, si rezultat i bllokimit të funksionit të rrugëve të frymëmarrjes.
Infeksionet bakteriale të fytit mund të mjekohen me antibiotikë, të rekomanduar nga mjeku. Antibiotikët nuk duhet të merren „me mendjen tuaj”! Në rast të marrjes së antibiotikëve është shumë e rëndësishme respektimi i përpiktë i rekomandimeve të mjekut ose farmacistit – bari të merret në orar të caktuar, të konsumohet në dozat e rekomanduara dhe për aq kohë sa këshillon mjeku.
Si terapi lokale ndihmëse mund të përdoren produktet Lysobact® (Lysobact® tableta të ngjeshura, Lysobact Spray® ose Lysobact Complete Spray®). Në ndryshim nga produktet e tjera për terapitë simptomatike, Lysobact® mund të përdoret i kombinuar me antibiotik sepse përmirëson efektin e tyre antibakterial.
Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian