• bs
  • sq
  • mk
  • sr
  • uk
  • en
  • hr

Lysobact®

FLETËUDHËZUES

LYSOBACT®

20 mg/g krem

lizozimë

 

Lexojeni me kujdes të gjithë fletudhëzuesin përpara përdorimit!

Ky bar mund të merret pa recetë mjekësore. Ju duhet të lexoni me kujdes këtë fletëudhëzues në mënyrë që të merrni rezultatet më të mira nga përdorimi i tij.

Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund t’iu duhet ta lexoni sërish.

Nëse ju duhet më shumë informacion ose këshilla, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

 

 

 

Në këtë fletëudhëzues mund të lexoni:

Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian

LYSOBACT krem përmban substancën aktive të quajtur klorur lizozimë.

Lizozima ka një efekt të vërtetuar kundër bakterieve, viruseve dhe kërpudhave. Gjithashtu, ka një efekt të favorshëm në proçesin e shërimit të plagëve.

 

LYSOBACT krem përdoret si:

  • Ndihmës në trajtimin lokal të plagëve të vogla, lëndimeve dhe dëmtimeve të lëkurës, duke nxitur epitelizimin dhe duke përmirësuar dhe përshpejtuar proçesin e shërimit. Më zakonisht përdoret në trajtimin e plagëve sipërfaqësore si: gërvishtjet, abrazionet, të prerat, çjerrjet dhe më pak tek plagët nga çpimi dhe kafshimet, si edhe tek djegiet e vogla.
  • Ndihmës në trajtimin lokal të dekubituseve, ulçerave diabetike të lëkurës dhe ulçerave të gjymtyrëve të poshtme të shkaktuara nga çrregullime të qarkullimit venoz.
  • Lehtësimi i simptomave të djegies nga dielli.
  • Ndihmës në trajtimin lokal të dëmtimeve të lëkurës me origjinë herpetike.

Tregojini mjekut tuaj nëse merrni barna të tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, një çrregullim metabolik, nëse jeni të mbindjeshëm ndaj disa barnave ose keni patur reaksione alergjike ndaj tyre.

 

Mos përdorni LYSOBACT krem:

  • Nëse jeni të mbindjeshëm ndaj lizozimës ose ndonjë përbërësi tjetër të barit.
  • Nëse jeni të mbindjeshëm ndaj të bardhës së vezës.
  • Nëse lëkura është e dëmtuar rëndë.

 

Tregoni kujdes me LYSOBACT krem

  • Kremi nuk është për përdorim oftalmologjik.
  • Mos e përdorni LYSOBACT përreth ose afër syve.

 

Marrja e barnave të tjera me LYSOBACT krem

Kini parasysh se ky informacion mund t’i referohet edhe barnave të tjera që ju nuk i merrni më, si edhe atyre që planifikoni t’i përdorni në të ardhmen. Tregojini mjekut tuaj nëse po merrni, ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë edhe ato që merren pa recetë mjekësore.

 

Nuk njihen ndërveprime.

 

Marrja e ushqimit dhe pijeve me LYSOBACT krem

Ushqimi dhe pijet nuk ndikojnë në efektin e këtij bari.

 

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të filloni përdorimin e një bari.

 

Shtatzënia

Si një masë paraprake, ky bar nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë.

Ushqyerja me gji

Ky bar nuk duhet përdorur gjatë  ushqyerjes me gji.

 

Ndikimi në drejtimin e automjeteve dhe përdorimin e makinerive

Ky bar nuk ka ndonjë ndikim mbi aftësinë për të drejtuar automjete ose përdorur makineri.

 

Paralajmërime të tjera

LYSOBACT krem përmban parahidroksibenzoat metili, parahidroksibenzoat etili dhe parahidroksibenzoat propili, të cilët mund të shkaktojë reaksione alregjike (të mundshme janë edhe reaksione të vonuara mbindjeshmërie)

Vetëm për përdorim të jashtëm në lëkurë.

Përdoreni kremin 2 deri në 3 herë në ditë, direkt mbi plagën e pastruar paraprakisht. Pastrojeni zonën e prekur të lëkurës përpara çdo aplikimi të kremit.

Kremi duhe të aplikohet në sasi të mjaftueshme me qëllim që të sigurojë një kontakt të mirë me dëmtimin.

 

Vërejte:

  • Për arsye higjenike dhe për të shmangur mundësinë e një infektimi, lani me kujdes duart përpara dhe pas çdo aplikimi të kremit.
  • Mos vendosni fasha mbi plagë gjatë aplikimit të kremit.

 

 

Nëse përdorni më shume LYSOBACT krem nga sa duhet

Nëse keni përdorur një sasi më të madhe të barit se sa ajo e këshilluar në këtë fletëudhëzues, kontaktoni menjëherë mjekun ose farmacistin tuaj.

 

Nëse përdorni më shumë LYSOBACT krem nga sa duhet, kontaktoni mjekun tuaj. Merreni paketimin e barit me vete në mënyre që të jeni në gjendje të tregoni se cilin bar keni përdorur.

 

Nëse harroni të përdorni LYSOBACT krem

Nëse keni harruar të përdorni barin, merreni atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe pas kësaj vazhdoni ta përdorni sipas skemës së zakonshme të dozimit.

 

Nëse keni harruar të përdorni LYSOBACT krem, përdoreni sapo të kujtoheni. Pas kësaj, vazhdoni aplikimin e barit sipas orarit të zakonshëm dhe sipas këshillave.

 

Nëse ndërprisni përdorimin e LYSOBACT krem

Përdoreni këtë bar për aq kohë sa jua ka përshkruar mjeku juaj.

Nëse papritur ndërprisni përdorimin e këtij bari, nuk priten efekte të dëmshme në trupin tuaj.

 

Nëse jeni i paqartë ose keni ndonjë pyetje përreth përdorimit të LYSOBACT krem, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

 

Si edhe barnat e tjera, LYSOBACT mund të shkaktojë efekte anësore.

 

Rrallë mund të ndodhin reaksione alergjike si rash në lëkurë, kruarje të rënda në lëkurë dhe ndjeshmëri e lëkurës ndaj dritës së diellit (fotondjeshmëri)

Shumë rrallë, mund të ndodh reaksion i rëndë alergjik (shok anafilaktik), enjtje e papritur e fytyrës dhe qafës (edema e Quinkut).

Nëse shfaqet ndonjë reaksion alergjik, duhet të ndërprisni përdorimin e kremit.

Nëse ndonjë nga efektet anësore të përmendura më sipër bëhet serioz ose nëse vini re ndonjë efekt anësor të papërmendur në këtë fletëudhëzues, lutemi të kontaktoni mjekun ose farmcistin tuaj.

Ruajeni këtë bar në vende të paarritshme dhe të padukshme nga fëmijët!

Ruajeni në temperaturë nen 25 C. Mos e ngrini.

Afati i skadencës: 24 muaj.

Ky bar nuk duhet të përdoret pasi ka kaluar afati i skadencës i shënuar në paketim.

Mos flakni barnat nëpërmjet ujërave të zeza ose në mbeturinat shtëpiake. Pyesni farmacistin tuaj se si duhet ti asgjesoni barnat të cilat nuk i përdorni më. Këto masa ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.

Çfarë përmban LYSOBACT krem

1 g krem përmban hidroklorur lizozime 20.00 mg (që i korrespondon 800 000 njësi FIP).

LYSOBACT krem përmban lëndët ndihmëse: Dyll i bardhë, Vaj Parafine, Shije Menteje, Palmitat cetilik, Emulsionues 2155, Dodekahidrate Trisodik Fosfati, Parahidroksibenzoat Metili, Parahidroksibenzoat Propili dhe Ujë i Purifikuar.

 

Si duket LYSOBACT krem dhe përmbajtja e paketimit

LYSOBACT krem është një krem i bardhë, i trashë me aromë menteje.

Përmbajtja e tubit: 15 g.

 

Mbajtësi i Autorizimit për Tregëtim

Bosnalijek, Pharmaceutical and Chemical Industry, Joint Stock Company, Sarajevo, Jukiceva 53, Bosnia and Herzegovina

 

Prodhuesi

Bosnalijek, Pharmaceutical and Chemical Industry, Joint Stock Company, Sarajevo, Jukiceva 53, Bosnia and Herzegovina

 

Nevoja për recetë mjekësore

Ky bar mund të merret në farmaci pa recetë mjekësore.

 

Data e rishikimit të fletudhëzuesit

Tetor 2016

 

Përpara përdorimit lexoni me kujdes udhëzuesin rreth ilaçit. Për informacione të mëtejshme mbi indikacionet, masat paraprake dhe efektet anësore të ilaçit konsultohuni me mjekun ose farmacistin.