Lysobact®

001-Lysobact

Lysobact® tableta të ngjeshura përmbajnë dy përbërës aktiv në një formulim: lizozimë dhe vitaminë B6. Një tabletë e ngjeshur (e kompresuar) Lysobact® përmban 20 mg lizozimë klorhidrati dhe 10 mg piridoksinë klorhidrati (Vitaminë B6).

Lizozima është një substancë unike me origjinë natyrore, e cila përbën një faktor të rëndësishëm të imunitetit natyror dhe me efektin e saj terapeutik të dobishëm dhe të shumëfishtë ndihmon në mbrojtjen dhe mjekimin e mukozës së gojës dhe fytit.

Komponentët aktiv të ilaçit Lysobact®:

  • Veprojnë kundër agjentëve inflamatorë (baktereve, virusëve dhe kërpudhat),
  • Qetësojnë procesin inflamator,
  • Ndihmojnë në shërimin e plagëve dhe dëmtimeve në mukozën e gojës,
  • Mbrojnë mukozën e gojës dhe fytit,
  • Forcojnë përgjigjen imune lokale,
  • Kanë efekt të butë analgjetik.

Lysobact® është zgjedhje e shkëlqyer për mjekimin e:

  • Dhembjeve të lehta të fytit kur nuk shoqërohen me ngritje temperature,
  • Afteve,
  • Pllakave në gojë.

Për dallim nga produktet e tjera në treg të cilat rekomandohen kryesisht si terapi simptomatike për infeksionet virale, Lysobact® mund të jepet në kombinim me antibiotikë, gjë që përmirëson efektin e tyre antibakterial dhe mundëson zvogëlimin e dozave antimikrobiale, por mund të aplikohet gjithashtu në rastet e tolerancës së dobët të antimikrobikëve të tjerë.

Aplikohet tek personat e rritur dhe fëmijët mbi moshën 6 vjeç.

 

This post is also available in: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian

  • Lysobact® vepron mbi shkaqet e inflamacionit të gojës dhe fytit, qetëson inflamacionin dhe simptomat e tij, përshpejton shërimin dhe mund të parandalojë zhvillimin e infeksioneve dhe inflamacioneve më të rënda.
  • Për shkak të përbërësve natyral, Lysobact® është një ndër barnat më të sigurt në llojin e vet.
  • Vetëm produktet Lysobact® përmbajnë lizozimë, substancën natyrale që ka tetë efekte vepruese në mukozën e gojës dhe fytit!
  • Lysobact® është një ndër produktet që përdoret më shpesh si terapi lokale për fytin dhe për të gjithë llojet e infeksioneve të lehta të mukozës së gojës. Deri tani Lysobact® është përdorur nga më shumë se 50 milion njerëz në mbarë botën.
  • Nuk ka kundërindikacione të rënda në përdorimin e barit Lysobact®
  • Ushqimet dhe pijet nuk ndikojnë në efikasitetin e tabletave të ngjeshura/kompresuara Lysobact®
  • Bari mund të merret pa recetë të mjekut

Ky bar është për të rritur dhe për fëmijë mbi moshën 6 vjeç. Doza e zakonshme është 6 deri në 8 tableta të ngjeshura në ditë. Bari merret në rrugë orale (nga goja).

Tabletat e ngjeshura duhet të lihen poshtë gjuhës që të shkrihen ngadalë. Hapësira kohore ndërmjet marrjes së çdo tablete duhet të jetë së paku një orë. Mjekimi zgjat 5 ditë. Nëse pas 5 ditë mjekimi gjendja nuk përmirësohet, atëherë është e nevojshme konsulta me mjekun.