Provat klinike të efikasitetit

Efekti terapeutik i lizozimës në përbërjen e Lysobact® në rastet e gjendjeve patologjike të mukozës së gojës, të tilla si faringjit (inflamacioni i fytit), tonzilit (inflamacioni i bajameve), stomatit (inflamacioni i mukozës së gojës), gingivit (inflamacioni i mishit të dhëmbëve), gjendjet pas heqjes së bajameve etj, është shqyrtuar në studime të shumta klinike me qëllim parësor për të provuar veprimin antiinflamator dhe antimikrobik. Hulumtimet klinike janë realizuar në disa vende.


– Topić B., Čokorilo N., Arifhodžić F.: “Vlerësimi klinik i preparateve Lyso-6®* në trajtimin e stomatit aftoz“

Në klinikën për sëmundjet e gojës të Fakultetit të Stomatologjisë në Sarajevë, në studimin klinik placebo të kontrolluar është provuar efikasiteti dhe siguria e përdorimit të Lysobact® oribletë tek pacientët të diagnostifikuar me stomatit aftoz të përsëritur (stomatitis aphtosa recurrens).

Rezultatet e studimit që përfshijnë 60 pacientë përgjatë një periudhe kohore prej 8 ditësh janë si mëposhtë:

  • Inflamacioni është shëruar në ditën e pestë të terapisë;
  • Dhembja largohet deri ditën e pestë të terapisë, që është shumë shpejt në lidhje me grupin placebo të kontolluar;
  • Shërimi i dëmtimeve aftoze të mukozës pothuajse arrihej ditën e pestë të mjekimit, ndërsa tek grupi i kontrolluar placebo dëmtimi i mukozës ishte ende i pranishme në 40% të madhësisë origjinale;
  • Shenjat dhe simptomat e shkaktuara nga inflamacioni reaktiv i gjëndrave limfatike janë më të lehta tek grupi i trajtuar me oribletat Lysobact®në krahasim me grupin placebo;
  • Lysobact®në mënyrë efikase zvogëlon intensitetin e dhembjes dhe inflamacionit, përmirëson shërimin e mukozës në vendet e dëmtuara dhe lehtëson simptomat e inflamacionit të gjëndrave limfatike rajonale;
  • Toleranca ndaj barit ishte e shkëlqyer dhe nuk janë vënë re reaksione alergjike apo toksike.

* termi i mëparshëm i mbrojtur për Lysobact®.

 

– Kapidžić A. i sar.: „Studimi i hapur multiqendror klinik në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e përdorimit të barit Lysobact® në mjekimin dhe parandalimin e komplikimeve postoperative pas heqjes së bajameve“

Në klinikën e ORL- së të Qendrës Klinike Universitare, Sarajevë në studimin e hapur, paralel multiqendror të kontolluar, ku u përfshinë 160 pacientë të moshës nga 16 deri në 40 vjeç, është shqyrtuar efikasiteti i barit Lysobact®  krahasuar me terapinë standarte (analgjetik dhe antibiotik).

Rezultatet e studimit për Lysobact® treguan:

  • Ndryshim të madh në formimin e depozitave fibrine (mbulesë e bardhë e përkohshme, e nevojshme për shërim të shpejtë të dëmtimit);
  • Reduktim më të madh të ndjesisë së dhembjes;
  • Shërim më i shpejtë i plagës post – operative, duke filluar nga dita e dytë pas operacionit;
  • Nevojë më të vogël për terapi me analgjetik tek pacientët e trajtuar me barin Lysobact®.

 

Bašić-Đulizarević D., Bajraktarević A., Obradović E: „Vlerësimi i përdorimit praktik të barit Lysobact® në periudhën 1976 – 2006“

Meta- analiza e nëntë studimeve të ardhshme klinike, raportet e qendrës kombëtare dhe qendrës për barna në Sarajevë, rishikimi i literaturës profesionale dhe eksperienca e shumë viteve në përdorimin e barit tregon që Lysobact® është provuar të ketë efikasitet të shkëlqyer në aspektin e shërimit të shpejtë të dëmtimeve në mukozën e gojës dhe në zvogëlimin e intensitetit të inflamacionit si dhe në zvogëlimin e ndjesisë subjektive të dhembjes dhe ndjesisë së djegies në mukozës së gojës. Lysobact®është provuar të jetë një bar efikas dhe i sigurt me aftësi anti-inflamatore (kundër infeksioneve), antibakteriale, antifungale, antivirale me efekt pozitiv terapeutik mbi bakteret e pranishme në pllakat e dhëmbëve.

– Zabolotnyj DI., Zaricvaja IS.: „Studim i hapur rreth efikasitetit dhe tolerancës ndaj barit Lysobact® në mjekimin e sëmundjeve inflamatore të faringut“.

Studimi i hapur, paralel dhe krahasues në të cilin u përfshinë 180 pacientë të diagnostikuar me faringjit akut dhe kronik (inflamacioni i fytit) tregoi që Lysobact® është më efikas në aspektin e heqjes më të shpejtë të simptomave në krahasim me terapinë e kombinuar të antibiotikëve dhe tretësirave furacile që grupi nën studim i ka përdorur për shpërlarjen e fytit. Lysobact® ka shfaqur efekte antibakteriale dhe antiinflamatore dhe prandaj rekomandohet tek personat që vuajnë nga faringjiti kronik dhe akut.

Zabolotnyj DI., Mironjuk BM.: „Studimi i hapur me qëllim të vlerësimit të tolerancës ndaj preparateve Lysobact® si trajtim postoperativ pas heqjes së bajameve dhe në rastet e ndërhyrjeve kriokirurgjikale në bajamet palatine tek fëmijët“.

Studimi i hapur, paralel dhe krahasues pas ndërhyrjes kirurgjikale të heqjes së bajameve, në të cilin u përfshinë 60-të fëmijë, djem dhe vajza të moshës nga 3 deri në 7 vjeç, ka treguar që Lysobact® tolerohet mirë dhe gjithashtu kontribuon në shërimin e shpejtë të plagës pas operacionit.

Andrejčin MA., Borak VP., Išćuk IS., HO.ekonomik „ Efikasiteti i barit Lysobact® në mjekimin e dhembjes së fytit“.

Studimi i kontrolluar ku u përfshinë 42 pacientë të diagnostikuar me inflamacion të fytit, të moshës nga 19 deri në 48 vjeç, në të cilin pacientët u ndanë në 2 grupe ( një grup që i është nënshtruar terapisë me antibiotikë, antiseptikë dhe vitaminë dhe grupi tjetër që ka përdorur si shtesë Lysobact®).  Rezultatet e studimit tek grupi i pacientëve që përdorën Lysobact®   treguan:

  • Ulje më të shpejtë të temperaturës së lartë të trupit;
  • Normalizim më të shpejtë të analizave laboratorike;
  • Eliminim më të shpejtë të sekretimit të qelbit;
  • Shërim më të shpejtë të pacientëve me dhembje fyti.

Lysobact® është provuar të jetë bar i sigurt dhe mirë i tolerueshëm.

 

Burmak i sar. „ Eksperiencë klinike në përdorimin e preparatit Lysobact® tek fëmijët me sëmundje respiratore virale“

Rezultatet e studimit të kontrolluar që përfshin 45 fëmijë të moshës nga 7 deri në 14 vjeç të diagnostikuar me sëmundje respiratore akute, nga të cilët afërsisht 20% e tyre kishin inflamacion të bajameve tregon që përmirësimi i simptomave të inflamacionit dhe shërimi ishte shumë më i shpejtë tek grupi i pacientëve që kishin përdorur Lysobact®   në krahasim me grupin e kontrolluar të cilët kishin përdorur terapi të zakonshme (inhalacion dhe çaj). Lysobact®   është provuar të jetë një bar efikas dhe i sigurte në mjekimin e sëmundjeve respiratore akute.

– Kuznecov i sar. „Efikasiteti i preparatit Lysobact® në trajtimin e fëmijëve me diagnozën e tonzillitis akut“

Rezultatet e studimit në të cilin janë përfshirë 63 fëmijë të dignostikuar me tonzilit akut ( inflamacion i bajameve) treguan që Lysobact® bën të mundur shërim më të shpejtë klinik dhe normalizim më të shpejtë të analizave laboratorike. Lysobact® ka shfaqur aftësi në aktivizimin e forcave imunobiologjike me anë të reduktimit të veprimit të antigjenëve në qelizat e sistemit imunitar. Zhdukja e agjentëve shkaktarë u arrit tek të gjithë pacientët që morën Lysobact® në krahasim me grupin i cili ka përdorur terapi me antibiotikë, antiseptikë oralë dhe vitamina.

Gorbunov EN., Umanec NP.: „ Eksperiencë në përdorimin e preparatit Lysobact® tek abscesi peritonzillar“

Përdorimi i barit Lysobact® është provuar të jetë shumë i suksesshëm tek pacientët me absces peritonsilar të cilët ishin përfshirë në studimin e kontrolluar që përfshin 40 pacientë me diagnozën e abscesit peritonsilar. Pacientët u ndanë në dy grupe, njëri grup që do ka përdorur Lysobact® dhe terapinë me antibiotikë dhe grupi tjetër ka përdorur vetëm Lysobact®   pa antibiotikë. Rezultatet e të dy grupeve konsistonin në përmirësim e gjendjes klinike, por në grupin që përdori vetëm Lysobact® , shumica e fëmijëve nuk kanë pasur nevojë për përdorimin e terapisë shtesë me antibiotikë. Lysobact® është provuar të jetë një bar i sigurt dhe pa shfaqje të efekteve anësore.

Referenca të tjera:

  • Čopjak V., Gavriljak G. The experience of use of Lysobact in treatment of chronic tonsillitis and/or pharyngitis.
  • Burmak J.G. et al. The experience with use of Lysobact in treatment of acute respiratory virus diseases in children.
  • Katravenkova N. P. Use of Lysobact in treatment of infective mononucleosis.
  • Gorbuzov Z.N., Umanec N.P. The experience with use of Lysobact in treatment of paratonsillar abscessus.
  • Djumin O.V.,Tagunova I.K. The experience with use of Lysobact in the practice work of otorhinolaryngologist.
  • Gricaj S.O. Efficacy of Lysobact in treatment of acute and chronic oral candidiasis.
  • Sideljkova L.F. Report on clinical investigation of efficacy of Lysobact and Stomatidin in treatment of parodontal disease.
  • Kucevljak V.F. The experience with Lysobact in clinic for therapeutic stomatology.
  • Arifhodžić F. Expert report on the clinical documentation of Lysobact 2000.
  • Gospodarski I.J., Govda O.V. Use of Lysobact as complex treatment of chronic subatrophic pharyngo-laryngitis in patients with AIDS.
  • Dedišin L.P., Njanjkovski S.L., Sekretar L.B., Senik L.R., Galapač O.S. Use of Lysobact in prevention of acute respiratory virus infections in children.
  • Prohorov et al. The experience with use of Lysobact in children with bronchial asthma and chronic sore throat.
  • Garjuk G.I. Timošenko J.V., Ševčenko A.M., Čuvakov A.M. Efficacy of Lysobact use after tonsillectomy and surgical opening of paratonsillar abscessus.
  • Lesovaja et al. Clinical and mycrobiological efficacy of Lysobact in treatmetn of diseases of maxilloafacial area.
  • Parpalej E.A., Novickij A.V. Preventive therapy with Lysobact in treatment of dental caries in children.
  • Romanenko I.M., Afonjin S.L. Efficacy of treatment with Lysobact in treatment of different diseases of oral cavity in patients with dermatosis of different etiology.
  • Kosenko K.N., Zaporožec N.N. Clinical and immunological aspects ofuse of Lysobact in treatment of lateral gingivitis in children.
  • Kucevljak V.F., Babić E.M., Ciganova N.B. Lysobact in pharmacotherapy of inflammatory parodontal diseases.

 

 

This post is also available in: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian