Goja, si pjesë fillestare e traktit tretës, është shpesh e ekspozuar ndaj ndikimeve të dëmshme dhe të shumëllojshme. Goja është shpesh vendi i proceseve të ndryshme patologjike, ndër të cilat vend të rëndësishëm zë infeksioni i mukozës së gojës. Mukoza e gojës është pjesë e mukozës së traktit tretës dhe ndryshimet në të janë gjithashtu tregues i shumë sëmundjeve të tjera.
Inflamacioni i mukozës së gojës – stomatiti si sëmundje në vetvete shkaktohet nga irritimi i drejtpërdrejtë në mukozë. Bakteret janë shkaktarët më të shpeshtë të kësaj sëmundje. Të gjithë faktorët e natyrës kimike, mekanike dhe termike që dëmtojnë shtresën mbrojtëse sipërfaqësore të mukozës së gojës ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje. Gjithashtu, sëmundjet e përgjithshme që reduktojnë rezistencën e organizmit, kryesisht higjiena jo e mirë e gojës, kontribuojnë në shfaqjen e stomatitit.
Si ngacmues mund të ndikojnë ushqimet e forta për tu përtypur, „trupat“ e huaj (psh. kockat, veçanërisht kockat e peshkut), sëmundjet e dhëmbëve si dhe ndryshimet e lindura në dhëmbë ose anomalitë e dhëmbëve të fituara me kohën. Mukozën e gojës mund ta dëmtojnë lëndët kimike të ndryshme ( acidet dhe bazat). Ushqimet e ftohta ( nga frigoriferi ose të pa shkrira plotësisht), si dhe ushqimet shumë të nxehta, gjithashtu mund të zvogëlojnë rezistencën lokale të mukozës së gojës dhe të favorizojnë zhvillimin e infeksioneve.
Sëmundja prek gjithë mukozën e gojës duke përfshirë dhe mishin e dhëmbëve. Kemi shfaqje të skuqjes intensive, mukoza ënjtet, gjuha mbulohet me një shtresë dhe buzët fryhen disi. Mishi i dhëmbëve infektohet, ndërsa pjesët e mishit ndërmjet dhëmbëve ënjten dhe mund të nxjerrin gjak nga prekja më e vogël. Gjithashtu shfaqet një rritje në sasinë e pështymës dhe aromës jo të këndshme nga goja. Të sëmurët kanë ndjesinë e një shije jo të mirë në gojë ose shije të hidhur në gojë. Gjëndrat limfatike rajonale zmadhohen dhe dhembin nga prekja. Temperatura rritet pak, oreksi ulet ndërsa dhembjet shtohen gjatë ngrënies ose të folurit.
Në shumicën e rasteve, stomatiti është vetëm një nga shenjat klinike që shoqëron sëmundje të tjera të ndryshme që shfaqen në formën e uremisë, helmimi nga metale të rëndë, mungesa e vitaminave A dhe C, por shoqëron dhe disa sëmundje infektive.
Infeksioni i gojës mund të shërohet me antibiotikë. Heqja e çdo irritimi lokal dhe shërimi i kavitetit oral arrihet me aplikimin e shpeshtë të barnave antiseptikë që mund të merren pa recetë.
Përdorni produktet Lysobact® (Lysobact® tableta të ngjeshura, Lysobact Spray® ose Lysobact Complete Spray®). Komponentët aktiv të produkteve Lysobact® veprojnë kundër shkaktarëve të infeksioneve (baktereve, virusëve dhe kërpudhave), lehtësojnë simptomat, qetësojnë procesin e infeksionit dhe ndihmojnë shërimin e mukozës së dëmtuar të gojës dhe fytit. Lysobact® mbron mukozën e gojës dhe fytit dhe forcon përgjigjen imune lokale. Produktet Lysobact Spray® dhe Lysobact Complete Spray® nuk përmbajnë alkool.
Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian