Lysobact Complete Spray®

003-Lysobact-Complete

Lysobact Complete Spray® përbën një formulim të ri, unik dhe të përmirësuar të preparatit Lysobact Spray®. Lysobact Complete Spray® përmban tre përbërës aktivë në një formulim: përveç lizozimës së hidrokloridit dhe cetilpiridinës së kloridit përmban dhe lidokainë anestetik lokal. 1ml Lysobact Complete Spray® përmban 20 mg lizozimë hidrokloridi, 1,5 mg cetilpiridinë kloridi dhe 0,5 mg  lidokainë hidrokloridi.

Lizozima është një substancë unike me origjinë natyrore, e cila përbën një faktor të rëndësishëm të imunitetit natyror dhe me efektin e saj të shumëfishtë terapeutik të dobishëm ndihmon në mbrojtjen dhe mjekimin e mukozës së gojës dhe fytit. Cetilpiridina është një antiseptik oral me një spektër antimikrobik të gjërë që vepron kundër shumë mikroorganizmave, duke përfshirë virusët dhe kërpudhat. Lizozima dhe cetilpiridina shfaqin efektin e tyre antimikrobik të përbashkët dhe sinergjik. Efikasiteti dhe siguria e dy komponentëve aktiv të barit është treguar nga një numër i shumtë studimesh të kontrolluara klinike dhe paraklinike.

Lysobact Complete Spray®  prezanton efektin anestetik të lidokainës në mukozën e gojës dhe të fytit, duke bërë të mundur heqjen e ndjesisë së dhembjes që është një simptomë shoqëruese e të gjithë proceseve të forta inflamatore në pjesën e mukozës së gojës dhe fytit.

Komponentët aktiv të barit Lysobact Complete Spray®:

  • Veprojnë kundër shkaktarëve inflamatorë (baktere, virus dhe kërpudha),
  • Zbusin inflamacionin,
  • Ndihmojnë në shërimin e pllakave dhe ndihmojnë mukozën e dëmtuar të gojës,
  • Mbrojnë mukozën e gojës dhe fytit,
  • Forcojnë përgjigjen imune lokale,
  • Eliminojnë ndjesinë e dhembjes.

 

Lysobact Complete Spray® paraqet një zgjedhje shumë të mirë terapeutike dhe zgjidhje të plotë të problemeve akute inflamatore dhe dëmtimeve të mukozës së gojës dhe fytit të cilat shoqërohen me gjendje shumë të dhimbshme.

Lysobact Complete Spray® mund të aplikohet te:

  • Dhembja e fytit – kur fyti është i irrituar, me dhembje dhe i infektuar,
  • Dhembja e bajameve,
  • Dhembja e faringut,
  • Inflamacioni i mishit të dhëmbëve (gingivit),
  • Inflamacioni i mukozës së gojës (stomatit),
  • Pllakat e vogla në mukozën e gojës (aftet)
  • Para dhe pas ndërhyrjeve operative (të bajameve, laringut),
  • Dëmtimet,
  • Abscesi,
  • Pas heqjes së dhëmbit.

Lysobact Complete Spray® përmban aromë mente që freskon aromën e gojës dhe eliminon erën e pakëndshme të gojës që shpesh shoqëron proceset inflamatore në gojë dhe fyt.

 

 

Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English

  • Lysobact Spray® vepron fuqishëm mbi shkaqet e inflamacionit të fytit dhe gojës, qetëson inflamacionin dhe simptomat e tij, përshpejton shërimin dhe mund të parandalojë zhvillimin e infeksioneve dhe inflamacioneve më të rënda,
  • Përbërja unike e barit Lysobact Complete Spray® tregon efektin e plotë kundër të gjitha gjendjeve inflamatore dhe të dhembshme dhe dëmtimeve të mukozën së gojës dhe fytit,
  • Lysobact Spray® ka dhjetë efekte të dobishme për mukozën e gojës dhe fytit,
  • Forma praktike dhe bashkëkohore e spërkatësit i është përshtatur nevojave të stilit aktiv të jetesës së njerëzve që kujdesen për shëndetin e tyre,
  • Lysobact Complete Spray® është i pajisur me aplikatori cili bën të mundur aplikimin e thjeshtë, të lehtë, të shpejtë dhe preciz të barit,
  • Lysobact Complete Spray® ka aromë mente,
  • Lysobact Complete Spray® nuk përmban alkool,
  • Lysobact Complete Spray® nuk përmban sheqer dhe është i përshtatshëm për tu përdorur nga personat me diabet,
  • Bari jepet pa recetë të mjekut.

Për një dozë të vetme është e rëndësishme të shtypni pesë herë pompën e spërkatësit. Kjo procedurë mund të përsëritet 3-6 herë në ditë, me një hapësirë kohore së paku 2 orë ndërmjet dozave. Nga një shtypje e pompës së spërkatësit lirohet 0,20 ml tretësirë e cila përmban 4 mg lizozimë, 0,3 mg cetilpiridinë dhe 0,1 mg lidokainë hidrokloridi.

Mënyra e përdorimit:

  • Aplikimi i barit është i rekomanduar vetëm për një pacient.
  • Përpara përdorimit të parë, është e nevojshme të hiqet kapaku plastik i pompës se spërkatësit.
  • Pas kësaj, me një shtytje të lehtë aplikatori vendoset në pompën e spërkatësit.
  • Aplikatori mund të lëvizet anash për të siguruar aplikim të rregullt të spërkatësit në gojë.
  • Aplikatori duhet të kthehet me drejtim nga lart, me kënd të drejtë në lidhje me shishen.
  • Përpara aplikimit të parë të spërkatësit, pompa duhet të shtypet disa herë për të bërë të mundur uniformitetin e nxjerrjes së lëngut
  • Goja duhet të hapet shumë, aplikatori duhet ti drejtohet vendit të sëmurë dhe pompa duhet të shtypet aq herë sa është doza e lejuar e barit.
  • Gjatë kohë së spërkatjes duhet të mbahet fryma. Mos gëlltisni.
  • Pas marrjes së barit, aplikatori duhet të drejtohet nga poshtë për të bllokuar nxjerrjen e lëngut.

Lysobact Complete Spray® nuk rekomandohet për fëmijë më të vegjël se 6 vjeç. Lysobact Complete Spray® nuk përmban sheqer prandaj është i përshtatshëm për tu përdorur në të sëmurët me diabet.