Infeksionet mykotike të gojës zakonisht shkaktohen nga myku (kërpudha) të gjinisë Candida. Shkaktari më i shpeshtë është Candida albicans. Candida albicans është pjesë normale e florës së gojës dhe është e izoluar në afërsisht 50% të popullsisë së shëndetshme dhe në rreth 90% të mbajtësve të protezave. Rrethana të caktuara mund të çojnë në dobësim të sistemit imunitar dhe në shumim intensiv të kandidës, gjë që çon në inflamacione të njohura si kandidiaza. Duke patur parasysh që këpurdhat qarkullojnë nëpërmjet gjakut dhe shkojnë në pjesë të ndryshme të trupit, ato mund të zhvillojnë simptoma të ndryshme. Në gojë mund të prekin gjuhën, mishin e dhëmbëve dhe pjesën e brendshme të faqeve.
Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian