LIZOZIMA- zbulimi i fituesit të çmimit Nobël

Shkencëtari i famshëm Skocez Alexander Fleming fitoi në vitin 1945 çmimin Nobël, së bashku me Zotin Howard W. Florey dhe Ernst B. Chain- për zbulimin e penicilinës dhe për „efektin e saj kurativ në sëmundje të ndryshme infektive“.

Mirëpo, përpara zbulimit të penicilinës (1928), Fleming zbuloi LIZOZIMËN në vitin 1922! Ashtu si dhe shumë zbulime të tjera të mëdha që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë botërore, dhe këto dy zbulime të mëdha të Flemingut ndodhën „ krejt rastësisht“!

Gjatë nëntorit të vitit 1921, Fleming ishte i ftohur keq dhe ndërsa po punonte me kulturat e përgatitura bakteriale, tështiu fuqishëm dhe një pikë sekrecioni nga hunda e tij rastësisht ra në pjatën Petri. Pas disa ditësh, ndërsa po përgatiste si zakonisht epruvetat e tij të shumta dhe pllakat Petri për kultivimin e mikroorganizmave, vuri re diçka të pazakontë- një nga pllakat Petri ishte e mbuluar nga koloni bakteresh me ngjyrë të artë-në të verdhë, mirëpo- në vendin ku dy javë më parë kishte rënë rastësisht pika e sekrecionit nga hunda e tij- nuk kishte as edhe një bakter! Sikur të ishin fshirë krejtësisht!

Ai vazhdoi me kërkimin e tij dhe dëshmoi që edhe lëngje të tjera të trupit përmbajnë substancën e cila shkatërron shpejt bakteriet e caktuara. Atë substancë e quajti LIZOZIM që përbëhet nga fjalët “lysis“ – shpërbërje dhe fjala “enzimë“- proteinë që katalizon reaksion kimik. LIZOZIMA është proteinë enzimë, e përbërë nga 129 aminoacide.

Flemingu supozoi që LIZOZIMA potencialisht mund të shkatërronte disa qeliza bakteriale, dhe të mos dëmtonte qelizat e njeriut. Prandaj Flemingu donte të zbulonte rëndësinë e kësaj substance duke eksploruar efektet e saj. Detajet e kërkimeve të tij i përshkroi në një artikull të botuar në vitin 1922.

Ai nuk pati sukses të bindte kolegët e tij në lidhje me rëndësinë e këtij zbulimi, të cilët e konsideruan interesant por të parëndësishëm- në të njëjtën mënyrë patën reaguar dhe ndaj raporteve të tij të para mbi zbulimin e penicilinës. Flemingu mendonte se në të ardhmen do të dëgjohej më shumë mbi këtë enzimë. Ai tha „Një ditë do të dëgjoni shumë më tepër rreth lizozimës“. Deri në ditën e vdekjes në vitin 1955, ai këmbënguli se „ zbulimi i lizozimës një ditë do të ngjallë interes më të madh se zbulimi i penicilinës“.

Në ditët e sotme, mekanizmi i veprimit antibakterial të lizozimës është i njohur në detaje. LIZOZIMA është bërë qendra e interesit të shumë shkencëtarëve, kështu që në katalogët e bibliotekës mjekësore të SHBA gjejmë 27.633 artikuj shkencore në të cilët përmendet termi LIZOZIM dhe 6.591 artikuj në të cilët përmendet termi i VEPRIMIT TË LIZOZIMËS.

Në këto punë shkencore janë konfirmuar veprime të ndryshme dhe një numër i efekteve të dobishme farmakologjike të LIZOZIMËS. Çdo efekt bazë i LIZOZIMËS mund të shfaqet i pavarur, por këto efekte mund dhe të plotësojnë njëri-tjetrin.

LIZOZIMA quhet edhe „trup antibiotik“, por roli i saj i përgjithshëm në organizëm justifikohet me termin- „enzimë e të ardhmes“.

 

 Reference:

  • Jollès, P. (1996) From the discovery of lysozyme to the characterization of several lysozyme Experientia Suppl. 75, 3-5
  • Fleming, A. (1922) “On a remarkable bacteriolytic element found in tissues and secretions” , Proceedings of the Royal Society B, 93 (653): 306–317                                                                             
  • National Library of Scotland 2009, http://digital.nls.uk/scientists/biographies/alexander-fleming/discoveries.html
  • PubMed – US National Library of Medicine; National Institute of Health; ncbi.nlm.nih.gov./pubmed

Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian