• bs
  • sq
  • mk
  • sr
  • uk
  • en
  • hr

Lysobact®

Fleteudhëzues i paketimit: Informacion për pacientin

LYSOBACT® 20 mg/10 mg tableta të kompresuara

Lizozimë hidroklorid, Piridoksinë hidroklorid

 

Ju lutemi lexojeni me vëmendje këtë fletëudhëzues sepse përmban informacione të rëndësishme për ju!

Ky bar mund të merret pa përshkrimin e mjekut. Është e rëndësishme që ju të ndiqni udhëzimet e këtij fletëudhëzuesi për të marre rezultatet më të mira nga përdorimi i këtij bari.

Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund t’iu nevojitet ta lexoni përsëri.

Nëse keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun tuaj ose farmacistin. 

 

 

Çfarë është në ketë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është LYSOBACT dhe për çfarë përdoret
  2. Çfarë duhet të dini përpara se të merrni LYSOBACT
  3. Si të merrni LYSOBACT
  4. Efektet e mundshme anësore
  5. Si duhet të ruani LYSOBACT
  6. Informacione të mëtejshme

Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian

LYSOBACT përmban dy lëndë aktive të quajtur lizozimë dhe piridoksinë. I përket një grupi barnash që veprojnë në sistemin e frymëmarrjes – agjent antiseptik lokal.

Ky bar përdoret për trajtimin e dhimbjeve të lehta të fytit pa temperaturë, ulçerave të gojës dhe plagëve të vogla në goje në të rritur dhe fëmijë mbi 6 vjeç.

Mos merrni LYSOBACT

  • Nëse keni mbindjeshmëri ndaj klorurit të lizozimës ose klorurit të piridoksinës. Ose ndonjë përbërës tjetër (të listuar në piken 6. Informacione të mëtejshme)
  • Nëse jeni alergjik ndaj vezëve (sepse lizozima nxirret nga albumina e vezës së pulës).

 

Paralajmërime dhe përkujdesje

Flisni me mjekun tuaj par se të merrni LYSOBACT.

 

Kur përdorni doza të larta të piridoksinës (vitamina B6) për një periudhe të gjatë (disa muaj, ose vite) mund të shfaqen ndjesi shpimi gjilpërash, çrregullime të ekuilibrit, dridhje të duarve dhe këmbëve, gjithashtu edhe vështirësi në koordinimin e lëvizjeve, të cilat largohen me ndërprerjen e barit.

Ju nuk duhet të merrni këtë bar më shumë sesa 5 ditë, sepse mund të sjellë prishje të ekuilibrit të mikroflorës se gojës me riskun e shpërhapjes se infeksionit bakterial ose mykotik.

 

Dhimbje të fytit

Nëse shfaqen simptoma të tjera (temperaturë e larte, pështymë me qelb, vështirësi në gëlltitje), përkeqësohen simptomat ose nëse nuk ka përmirësim pas 5 ditësh, konsultohuni me mjekun tuaj.

 

Plagë të gojës dhe afte

Nëse plagët janë të shpërhapura, kohëzgjatja e tyre rritet ose nëse shfaqet temperaturë e lartë, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë.

 

Barna të tjera dhe LYSOBACT

Njoftoni mjekun tuaj ose farmacistin nëse po merrni, keni marrë së fundmi ose mund të merrni barna të tjera.

 

 

Mos përdorni njëkohësisht disa barna që përmbajnë një agjent antiseptik.

Ky bar përmban lizozimë hidroklorid dhe piridoksinë hidroklorid.

Barna të tjera i përmbajnë gjithashtu. Mos i përdorni këto njëkohësisht në mënyrë që mos të tejkaloni dozën maksimale të rekomanduar (shihni doza dhe mënyra e administrimit)

 

 

LYSOBACT me ushqime dhe pije

Prania e ushqimit dhe pijeve nuk ndikon në efektshmërinë e LYSOBACT.

 

Shtatzënia dhe laktacioni

Shtatzënia

Si një mase paraprake, nuk rekomandohet përdorimi i këtij bari gjatë shtatzënisë.

 

Laktacioni

Si pasoje e të dhënave të pamjaftueshme mbi daljen e lizozimës në qumështin e gjirit, po ashtu edhe mbi një pjese të madhe të piridoksinës, ky bar duhet të shmanget gjatë periudhës se ushqyerjes me gji.

 

Drejtimi dhe përdorimi i makinerive

LYSOBACT nuk ndikon në aftësinë e pacientit për të drejtuar apo përdorur makineri.

 

Paralajmërime të tjera

LYSOBACT përmban laktozë. Si pasojë, ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni LYSOBACT nëse e dini se keni intolerancë ndaj disa sheqernave.

Merrni këtë bar sipas fletëudhëzuesit.

Nëse mendoni se ky bar ka efekt shumë të fortë ose shumë të lehtë në organizmin tuaj, ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin. 

 

Dozimi

Të merret vetëm nga të rritur dhe fëmijë mbi 6 vjeç.

Merrni 6 deri në 8 tableta të kompresuara në intervale të rregullta gjatë ditës.

 

Mënyra e administrimit

Orale.

Tabletat e kompresuara duhet të treten ngadalë nën gjuhë.

 

Shpeshtia e administrimit

Intervali ndërmjet dozave duhet të jetë të paktën 1 orë.

 

Kohëzgjatja e trajtimit

Kohëzgjatja e trajtimit është e kufizuar në 5 ditë. Nëse simptomat nuk përmirësohen pas 5 ditësh trajtim, konsultohuni me mjekun tuaj.

Në qoftë se merrni më LYSOBACT shumë sesa duhet

Nëse merrni më shumë LYSOBACT se sa duhet, kontaktoni mjekun tuaj ose farmacistin menjëherë!

 

Nëse përdoret ky bar me dozë të lartë për një kohë të gjatë (disa muaj ose vite), mund të shfaqet neuropati periferike (ndjesi shpimi gjilpërash, dridhje të duarve dhe këmbëve, dobësi muskulore) të cilat zakonisht largohen me ndërprerjen e këtij bari.

 

Në rast të mbi dozimit, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë, në mënyrë që ai/ajo mund t’iu japë ndihmën mjekësore.

 

Në qoftë se harroni të merrni LYSOBACT

Nëse harroni të merrni këtë bar, mos merrni një doze të dyfishte më pas, por vazhdoni administrimin e barit sipas planit të zakonshëm.

 

Nëse harroni të merrni LYSOBACT, merreni sa më shpejtë e mundur. Pas saj, vazhdoni marrjen e LYSOBACT sipas planit tuaj të përditshëm dhe në mënyrën e rekomanduar.

 

Nëse ndërprisni marrjen e LYSOBACT

Nëse ndërprisni menjëherë marrjen e këtij bari, nuk parashikohet të këtë asnjë efekt dëmtues në organizmin tuaj.

 

Nëse keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose farmacistin.

Si të gjithë barnat, ky bar mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo të gjithë mund të preken prej tyre.

 

Reaksionet alergjike të mëposhtme mund të shfaqen:

  • Rash në lëkurë, kruajtje të forta të lëkurës, rritje e ndjeshmërisë së lëkurës ndaj diellit (fotosensitivitet).
  • Reaksion alergjik i rëndë (shok anafilaktik, një ënjtje e shpejtë e fytyrës dhe qafës (edema e Quincke).

Raportimi i efekteve anësore

Nëse ju shfaqet ndonjë efekt anësor, flisni me mjekun tuaj ose farmacistin. Kjo mund të përfshije edhe ndonjë efekt i cili nuk është i listuar në ketë fletëudhëzues, gjithashtu edhe të gjitha efektet anësore të përshkruara.

Mbani ketë medikament në vende ku fëmijët nuk mund ti shohin ose ti arrijnë.

Ruajeni në temperature deri në 30 °C.

Kohëzgjatja e ruajtjes: 5 vite.

Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është paraqitur në karton.

Çfarë përmban LYSOBACT

Çdo tabletë e kompresuar LYSOBACT përmban: Lizozimë Hidroklorid 20.00 mg dhe Piridoksine Hidroklorid (vitamine B6) 10.00 mg.

 

Mbushës të tjerë: Laktozë Monohidrat, Tragakant, Sakarozë Natrium, Magnez Stearat, Vanilin.

 

Si duket LYSOBACT dhe çfarë përmban paketimi

Tableta të kompresuara, të rrumbullakëta të bardha ose lehtësisht të bardha, me kënde të buta të sipërfaqes të cilat janë të padëmtuara me një shenjë ndarjeje në njërin krah, dhe krahu tjetër me sipërfaqe të bute me diametër 8 mm.

 

LYSOBACT® tableta të kompresuara janë të paketuara në kuti që përmban 30 tableta të kompresuara (3 blister me 10 tableta).

 

Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim

Bosnalijek, Pharmaceutical and Chemical Industry, Joint Stock Company, Sarajevo, Jukićeva 53, Bosnia and Herzegovina

 

Prodhuesi

Bosnalijek, Pharmaceutical and Chemical Industry, Joint Stock Company, Sarajevo, Jukićeva 53, Bosnia and Herzegovina

 

Regjimi i përshkrimit

Mund të merret pa recetën e mjekut në farmaci.

 

Data e rishikimit të tekstit

Shkurt 2019

Përpara përdorimit lexoni me kujdes udhëzuesin rreth ilaçit. Për informacione të mëtejshme mbi indikacionet, masat paraprake dhe efektet anësore të ilaçit konsultohuni me mjekun ose farmacistin.