Kur shfaqen shenjat e dhembjes së fytit të tilla si djegie, gërvishtje fyti etj shpesh rekomandohet pushim në ambient me temperaturë mesatare konstante, me ajrosje të shpeshtë dhe njomje të ajrit, pirje të lëngjeve të ngrohta si çaj, lëngje jo të nxehta, ngrënia e supave të ngrohta. Duhet të shmangen ushqimet pikante, pijet e gazuara, tymi i cigares dhe alkooli sepse irritojnë më shumë mukozën e infektuar. Shpërlarja tradicionale e fytit dikur bëhej me çaj sherbele, por kohët e fundit më shumë përdoren preparatet e gatshme farmaceutike në formën e spërkatësit, lëngut ose tabletave.
Përdorni produktet Lysobact® (Lysobact® tableta të ngjeshura, Lysobact Spray® ose Lysobact Complete Spray®). Komponentët aktivë të produkteve Lysobact® veprojnë kundër shkaktarëve të infeksioneve (baktereve, virusëve dhe kërpudhave), lehtësojnë simptomat, qetësojnë procesin e infeksionit dhe ndihmojnë shërimin e mukozës së dëmtuar të gojës dhe fytit. Lysobact® mbron mukozën e gojës dhe të fytit dhe forcon përgjigjen imune lokale. Produktet Lysobact Spray® dhe Lysobact Complete Spray® nuk përmbajnë alkool.
Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian English Croatian