Gingiviti është inflamacion i mishit të dhëmbëve që më së shpeshti shkaktohen nga higjiena jo e mirë e gojës. Dy të tretat e popullsisë të moshës nga 16 deri në 35 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje në një masë të madhe ose të vogël. Prekshmëria nga kjo sëmundje rritet tek personat e moshës së mesme dhe të vjetër, kështu që forma e lehtë e gingivitit është e pranishme te afërsisht 9 nga 10 persona të rritur. Personat e rritur humbasin më shumë dhëmbë nga kjo sëmundje sesa nga kariesi.
Mishi i shëndetshëm i dhëmbëve ka ngjyrë të kuqe të hapur ose ngjyrë kafe dhe është i fortë. Në rastin e gingivitit, mishi i dhëmbëve merr ngjyrë lejla në të kuqe, ënjtet, është i butë dhe shkëlqen, dhe gjatë larjes së dhëmbëve mund të gjakos shpejt. Kjo sëmundje shkaktohet shpesh nga rritja e pllakës dentare në vendet ku mishi i dhëmbëve bashkohet me bazën e dhëmbit.
Gingiviti mund të shfaqet papritur, zakonisht tek të rinjtë. Ndonjëherë zhvillohet në formë kronike dhe stimulohet nga shumimi i madh i baktereve në gojë. Shpesh shfaqet tek personat që kanë stres ose që lodhen shumë. Është shumë e rëndësishme të dallohen ndryshimet në kohë dhe të fillohet me trajtimin e tyre, në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja e cila mund të çoj deri në periodontiti, ku humbja e dhëmbit është e mundshme. Tek rastet e lëna pas dore, krijohet një xhep i thellë, i cili mund të zhvillohet në absces (grumbullimi lokal i qelbit) që dëmton kockat e nofullave.
Në rastin e gingivave, në xhepin ndërmjet mishit të ënjtur dhe bazës së dhëmbit grumbullohen depozita (pllaka) dhe substanca të forta të quajtur gur. Depozitat (pllakat) kanë shije jo të këndshme dhe krijojnë aromën jo të mirë të gojës. Depozita (pllaka) përmban baktere që me kalimin e kohës depërtojnë në kockën që rrethon dhe forcon dhëmbin dhe dhëmbi fillon të lëkundet. Goditjet e lehta në dhëmbë të tillë japin një tingull të mbytur dhe jo tingull të qartë dhe të mprehtë siç japin goditjet tek dhëmbët e fortë.
Xhepat midis mishit të dhëmbëve dhe dhëmbëve gradualisht thellohen dhe gradualisht cementi (ind i ndjeshëm që mbulon rrënjën e dhëmbit) vjen e zbulohet më shumë. Konsumimi i ushqimeve të nxehta, shumë të ftohta ose shumë të ëmbla shkakton dhembje.
Në ndryshim nga periodontiti, gingiviti mund të shërohet. Mukoza e dëmtuar mund të shërohet plotësisht nëpërmjet mjekimit të gingivitit dhe mbajtjes së higjienës së mirë të gojës. Higjiena adekuate dhe e rregullt e gojës është në vënd të parë. Përveç pastrimit të dhëmbëve, është i rëndësishëm pastrimi i rregullt i pjesëve mes dhëmbëve, gjuhës, protezave dhe pjesës poshtë tyre. Nuk duhet të harrojmë edhe kontrollet e rregullta tek dentisti.
Duhet të tregohet kujdes në lidhje me ushqimet e shëndetshme dhe ushtrimet fizike, të shmanget duhani dhe duhet jetuar shëndetshëm dhe me sa më pak stres.
Për mjekimin e inflamacioneve të mishit të dhëmbëve rekomandohet përdorimi i produkteve Lysobact® (Lysobact® tableta të ngjeshura, Lysobact Spray® ose Lysobact Complete Spray®). Komponentët aktivë të produkteve Lysobact® veprojnë kundër shkaktarëve të infeksioneve (baktereve, virusëve dhe kërpudhave), lehtësojnë simptomat, qetësojnë procesin e infeksionit dhe ndihmojnë shërimin e mukozës së dëmtuar të gojës dhe fytit. Lysobact® mbron mukozën e gojës dhe fytit dhe forcon përgjigjen imune lokale. Produktet Lysobact Spray® dhe Lysobact Complete Spray® nuk përmbajnë alkool.
Ova stranica je također dostupna na: Bosnian Macedonian Serbian Ukrainian Croatian