Mjekimi me produktet Lysobact® në përgjithësi duhet të zgjasë 5 ditë. Nëse pas 5 ditëve nuk vihen re përmirësime të simptomave është e nevojshme të konsultoheni me mjekun tuaj. Nëse gjatë trajtimit keni ndonjë pyetje ose shqetësim, këshillohuni me farmacistin tuaj ose mund të na kontaktoni direkt në:
Nëse kemi të bëjmë me inflamacion të lehtë të mukozës së gojës, i cili është i kufizuar dhe nuk ka prekur pjesën më të madhe të mukozës dhe që shoqërohet me ndjeshmëri të lehtë, atëherë tabletat Lysobact® janë zgjedhja e duhur.
Nëse procesi inflamator i gojës ose fytit është më i theksuar ose nëse dëmtimet e mukozës së gojës janë shkaktuar si rezultat i ushqimeve ose pijeve të nxehta, dhëmbëve protezë, nga përdorimi i furçave jo adekuate të dhëmbëve ose në ndonjë mënyrë tjetër, dhe nëse inflamacioni i mukozës së fytit ose gojës është i shoqëruar me ndjeshmëri të theksuar dhe simptoma si skuqje, tharje dhe gërvishtje në fyt dhe të ngjajshme atëherë zgjedhja e duhur është Lysobact Spray®.
Nëse kemi të bëjmë me proces inflamator të gojës ose fytit ose të pjesës së bajameve, që shoqërohet nga një acarim i theksuar, ndjeshmëri, irritim dhe dhimbje që pengojnë kryerjen e aktiviteteve të përditshme, atëherë zgjedhja e duhur është Lysobact Complete Spray®.
Në qoftë se për shkak të natyrës së punës i përdorni shpesh kordat zanore ose nëse jeni të ndjeshëm ndaj faktorëve të mjedisit të jashtëm (tymi i cigares, gazrat etj), mund të përdorni cilindo nga produktet Lysobact® dhe me qëllim parandalues.
Më shumë informacion mbi faktin se cili Lysobact® iu përgjigjet nevojave tuaja
Po, madje edhe rekomandohet përdorimi i produkteve Lysobact® gjatë marrjes së terapisë me antibiotikë te inflamacioni i mukozës së gojës dhe fytit. Në përbërjen e produkteve Lysobact® futet substanca aktive e cila quhet lizozimë. Përveç efekteve të tjera, lizozima vepron kundër baktereve duke spekuluar aktivitetin e qelizave bakteriale dhe kur kombinohet me antibiotikë rrit efektin e tyre kundër baktereve. Aplikimi i produkteve Lyosbact® gjatë mjekimit me antibiotikë është i sigurt dhe kontribuon në efikasitetin e mjekimit.
Në përgjithësi barnat të cilat aplikohen për mjekimin e simptomave të gripit dhe ftohjes përmbajnë komponentë të cilët ulin temperaturën e trupit, reduktojnë sekretin nga hunda dhe sinusët, ndikojnë në zvogëlimin e lotimit, reduktojnë teshtimat, ndikojnë në reduktimin e kollës, largojnë dhembjet në muskuj dhe kyçe, qetësojnë dhembjen e kokës që shpesh shoqëron ftohjen dhe gripin për shkak të ënjtjes së mukozës së sinusëve dhe akumulimit të sekrecioneve të tepërta (psh.Rhinostop®).
Zakonisht në përbërjen e barnave që përdoren në rastin e gripit dhe ftohjes nuk hyjnë komponentët që shkaktojnë uljen e inflamacionit të pjesëve të mukozës së fytit dhe bajameve, edhe pse dhembja e fytit dhe infeksioni i bajameve janë shpesh simptoma shoqëruese të infeksioneve virale siç janë gripi dhe ftohja. Produktet Lysobact® ndihmojnë në uljen e inflamacionit në pjesën e fytit, zvogëlojnë skuqjen dhe qetësojnë dhembjen e fytit, prandaj përdorimi i tyre rekomandohet gjatë përdorimit të produkteve që aplikohen kundër simptomave të gripit dhe ftohjes.
Nëse dhimbja e fytit është e shkaktuar nga bakteret, atëherë nuk kemi të bëjmë me inflamacion viral të gripit ose ftohjes dhe në këtë rast nuk duhet të përdoren medikamente kundër simptomave të gripit dhe ftohjes. Inflamacioni bakterial i fytit mjekohet me antibiotikë që asnjëherë nuk duhet të merren pa recetë, por me rekomandim të mjekut dhe me recetë të mjekut.
Po, të gjitha produktet Lysobact® janë të përshtatshëm të përdoren për fëmijë mbi moshën 6 vjeç, kryesisht janë të përshtatshme të përdoren nga fëmijët e moshës së shkollës, adoleshentët dhe studentët.
Po, përdorimi i produkteve Lysobact® është i sigurt të aplikohet tek të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 6 vjeç dhe përfaqësohen si barna me një profil jashtëzakonisht pozitiv të sigurt. Përveç reaksioneve alergjike ndaj albuminës së vezës dhe komponentëve të përbërjes së barit, nuk ka kushte të tjera në të cilat nuk rekomandohet përdorimi i këtyre produkteve. Burimet e të dhënave mbi efektet anësore nga qendra për barna të Institutit të Farmakologjisë dhe Toksikologjisë në Sarajevë dhe nga departamenti i efekteve anësore të kompanisë Bosnalijek d.d, si dhe nga burime nga e gjithë bota tregojnë faktin se nuk ka asnjë rast të raportuar mbi shfaqjen e efekteve anësore të këtij bari, i cili për më shumë se 35 vjet është në përdorim, dhe kjo konfirmon sigurinë e jashtëzakonshme të tij. Gjithashtu, nuk janë evidentuar të dhëna rreth mbidozimit të mundshëm më këtë bar. Produktet Lysobact® nuk ndikojnë në aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri. Siguria e aplikimit të produkteve Lysobact® i bën këto produkte pjesë përbërëse të të gjitha farmacive të mira shtëpiake.
Nëse e keni filluar terapinë më një nga produktet e Lysobact®, rekomandohet që terapia të mbaroj me të njëjtin produkt, nëse në paketimin që keni në dispozicion ka sasi të mjaftueshme të barit. Produktet Lysobact® mund të kombinohen me njëri-tjetrin në dozat e përgjithshme të rekomanduara.
Në qoftë se keni filluar terapinë me një produkt të marrë pa recetë dhe keni në dispozicion një produkt Lysobact®, mund të vazhdoni terapinë me produktit Lysobact®, duke iu përmbajtur udhëzimeve për përdorimin e barit.
Duke marrë për bazë faktin se gjatë procedurave të përmendura dentare, shpesh shkaktohen dëmtime mekanike të mukozës së gojës, përdorimi i produkteve Lysobact® rekomandohet pas çdo ndërhyrje në dhëmbë, në mishin e dhëmbëve dhe në mukozën e gojës. Lizozima në përbërjen e produkteve Lysobact®, përveç efekteve të shumta të dobishme, ka dhe efekt regjenerativ sepse bën të mundur riparimin e qelizave të cilat marrin pjesë në shërimin e mukozës së dëmtuar, dhe në të njëjtën kohë zvogëlon numrin e qelizave të infektuara të cilat aktivizohen në vendin e dëmtuar. Në këtë mënyrë kontribuon në shërimin e shpejtë të indeve. Lizozima forcon rezistencën natyrore të organizmit, dhe në këtë mënyrë pengon depërtimin e mikroorganizmave nga mjedisi i jashtëm, proces i cili është i mundur kur integriteti i mukozës së gojës dhe fytit është dëmtuar për shkaqe të ndryshme. Rregullimi i dhëmbëve, heqja e dhëmbëve dhe çdo lloj tjetër ndërhyrjeje dentare mund të shoqërohet me irritim, acarim, dhembje dhe simptoma të ngjashme dhe për ketë arsye rekomandohet përdorimi i produkteve Lysobact® para dhe pas ndërhyrjeve dentare.
Po, përdorimi i produkteve Lysobact® rekomandohet para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale të heqjes së bajameve. Para ndërhyrjes kirurgjikale sepse lizozima rrit rezistencën e mukozës së gojës dhe fytit për të reaguar ndaj stresit të shkaktuar nga ndërhyrja kirurgjikale, dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale sepse lizozma ka efekt pozitiv në riparimin e indeve pas ndërhyrjes. Dhe përbërësit e tjerë të tabletave Lysobact®, si vitamina B6, kanë efekt mbrojtës të mukozës.
Fëmijët kanë përqendrim më të ulët të lizozimës dhe prandaj është vënë re shërim më i ngadaltë i plagës pas ndërhyrjes operative të heqjes së bajameve, si dhe zgjatje në kohë e simptomave postoperative të tilla si dhembje, vështirësi në gëlltitje etj. Gjithashtu, supozohet se qelizat e mukozës së bajameve kanë aftësi të prodhojnë lizozimë, përqendrimi i të cilës zvogëlohet ndjeshëm pas heqjes kirurgjikale të tyre.
Duke pasur parasysh se nuk ekziston rreziku i prishjes së stabilitetit të elementëve aktiv në përbërjen e produkteve Lysobact Spray® dhe Lysobact Complete Spray®, në rast të mospërdorimit të të gjithë sasisë së shishes pas hapjes së parë, bari jo i ngrirë dhe i ruajtur në temperaturë deri në 25°C mund të përdoret dhe njëherë gjatë një periudhe të shkurtër pas një regjimi terapeutik. Bari nuk duhet të përdoret pas datës së skadimit të shtypur në pjesën e jashtme të paketimit të barit.
Produket Lysobact® janë produkte që mund të blihen pa recetë në farmaci, dhe nuk kushtojnë shtrenjtë, por përfaqësojnë raportin më të mirë të çmimit, sigurisë dhe efikasitetit. Çmimi është i përshtatur për fuqinë mesatare blerëse të qytetarëve.
Nuk duhet, produktet Lysobact® mund të blihen pa recetë në çdo farmaci. Në bazë të regjimit të lëshimit të këtyre barnave, ato klasifikohen në grupin e barnave pa recetë, ose të ashtuquajtura „Over-The-Counter“ (OTC, bar në shitje të lirë). Rekomandimin për blerjen e ndonjë nga produkteve Lysobact mund ta merrni nga farmacisti ose mjeku.
Përparësia e produkteve Lysobact®, në krahasim me gjithë antiseptikët e tjerë oralë si produkte që përdoren për mjekimin e dhembjes së fytit dhe sëmundjeve të mukozës së gojës është se përmbajnë lizozimë. Asnjë nga produktet e tjera nuk kanë në përmbajtjen e tyre lizozimë. Lizozima është një enzimë që është komponentë përbërëse e pështymës, e cila përveç efektit antiseptik, ka dhe një numër të madh efektesh të tjera të dobishme. Në sajë të efektit të lizozimës, produktet Lysobact® veprojnë kundër inflamacioneve, kundër mikrobeve (kundër baktereve, virusëve, mykut), kanë efekt regjenerues (përshpejtojnë procesin e shërimit dhe riparimit të mukozës së dëmtuar), janë muko-mbrojtëse (që mbron mukozën), imunomodulatore (që rrisin përgjigjen imune lokale të mukozës ), kanë efekt analgjetik (qetësojnë dhimbjet), antialergjik etj. Lysobact Complete Spray®, në sajë të lidokainës vepron edhe si anestetik, domethënë eliminon dhembjet në vendin e përdorimit. Ndërsa të gjithë antiseptikët e tjerë oral kanë efekt të njëfishtë ose të dyfishtë antiseptik, produktet Lysobact® kanë një gamë të plotë të efekteve shtesë të dobishme, mbrojtëse, parandaluese – terapeutike në pjesën e gojës dhe fytit.
Nëse harroni të merrni një dozë nga produktet Lysobact, merreni atë sapo të kujtoheni. Pastaj vazhdoni marrjen e barit sipas orareve të zakonshme dhe në mënyrën e rekomanduar.